SHBA-ës | ZV.PRESIDENTI JD VENS (VANCE): ÇËSHTJET E IMIGRACIONIT DHE ASIMILIMIT JANË SHKAQET E DHUNËS NË FRANCË; LIBERALËT PERËNDIMORË KANË IMPORTUAR BOTËN E TRETË NË FRANCË.

Uashington, Amerikë | “Problemet e imigracionit dhe asimilimit janë shkaqet themelore të dhunës së vazhdueshme në Francë”.
Kështu tha zv.presidenti i ShBA-ës, JD Vens (Vance) për entin mediatik vendor “CBS News”.
“Liberalët perëndimorë e kanë importuar Botën e Tretë në Francë dhe vende të tjera, në emër të diversitetit dhe dhembshurisë.
Ata injoruan çështje themelore si asimilimi dhe përputhshmëria.
Ata u paralajmëruan se do të arrinin deri në këtë pikë, por ata nuk dëgjuan”, - tha ai në rrjetet shoqërore virtuale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments