VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: TANI DO TË RIFILLOJ GRADUALISHT AKTIVITETET E MIA.

Vatikan | “Do të rifilloj gradualisht aktivitetet e mia me ndihmën e Zotit dhe lutjet tuaja”.
Kështu tha Papa Leo XIV-të në Engjëll (Angelus), ku u shfaq i buzëqeshur dhe në formë të mirë pas shtrimit të tij në spitalin Agostino Xhemeli (Gemelli) për heqjen e një pjese të mushkërive.
Shfaqja e tij nga dritarja e Pallatit Apostolik, pikërisht në mesditë, u prit me duartrokitje të ngrohta nga turma, e cila më pas u mblodh menjëherë në heshtje fetare për të dëgjuar fjalët e tij të para që nga operacioni i së martës.
“Dua të falënderoj të gjithë ata që janë lutur për mua këto ditë; e kam ndjerë vërtet mbështetjen tuaj. Faleminderit!
Shpreh mirënjohje të veçantë për mjekët, infermierët dhe të gjithë stafin në Poliklinikën Gemelli.
Kjo përvojë më ka bërë të ndihem veçanërisht afër atyre që përjetojnë sëmundje dhe dobësi.
Pasi të kalojë kjo fazë delikate, siç e dini, tani do të rifilloj gradualisht aktivitetet e mia.
Faleminderit përsëri, faleminderit të gjithëve dhe ju uroj një të dielë të lumtur”, - tha Papa Leo XIV-të, duke bekuar besimtarët/et me duar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments