TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: U NEUTRALIZUA DRON SHPËRTHYES I DESTINUAR PËR NË PALLATIN E QEVERISË; RUSIA DHE IRANI JANË PRAPA PROTESTUESVE.

Tiranë, Shqipëri | “Një dron shpërthyes që synonte të godiste kryeministrinë në Tiranë u neutralizua dy ditë më parë”.
Kështu njoftoi kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, duke komentuar protestat e dhunshme në Tiranë që kërkojnë dorëheqjen e tij.
Kryeministri Rama vuri në dukje një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), nga z. Alexander Dugin, i njohur si “Ideologu i presidentit Vladimir Putin”, i cili, i vlerësoi protestat që po mbahen në Shqipëri.
“Ne kemi shumë informacione rreth ndërhyrjeve të huaja në mediat sociale, përfshirë Iranin”, - tha kryeministri Rama.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments