FRANCË | KRYEMINISTRI SEBASTIEN LËKRNY (SÉBASTIEN LECORNU): GRUPET E EKSTREMIT TË MAJTË PO ORGANIZOJNË DHUNË NËPËR QYTETE; NUK DO TË FRIKËSOHEMI.

Paris, Francë | “Nuk do të lejojmë veten të na frikësojnë”.
Kështu tha kryeministri Sebastien Lëkrny (Sébastien Lecornu) në një mesazh në rrjetin shoqëror Iks (X), duke akuzuar grupet e ekstremit të majtë se kanë organizuar dhunë në disa qytete në Francë.
“Kriminelët iu bashkuan atyre për të plaçkitur dhe shkatërruar.
Demonstratat paqësore kanë vendin e tyre në Republikën tonë.
Zjarrvëniet, plaçkitjet dhe sulmet jo”, - tha kryeministri Lecornu, duke i nxitur bashkëqytetarët të jenë krenarë për punonjësit e policisë dhe xhandarët e tyre.
“Ata u përballën me dhunë ekstreme për të mbrojtur bashkëqytetarët tanë dhe meritojnë mbështetjen tonë të plotë”, - tha ai.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit







Comments