top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
ITALI | AUTORITETET ZGJATËN PEZULLIMIN E ANËTARËSIMIT NË SHENGEN ME MBRETËRINË E SPANJËS PËR 15 DITË.
Romë, Itali | Italia ka zgjatur pezullimin e Marrëveshjes së Shengenit, e cila ka të bëjë konkretisht me rivendosjen e kontrolleve kufitare ajrore dhe detare për udhëtarët që vijnë nga Mbretëria e Spanjës. Kjo u mësua nga burime të informuara. Masa, e cila tani është zgjatur për pesëmbëdhjetë ditë të tjera, u fut në fuqi më 1 gusht 2026 pas krizës së migracionit në Keutë (Ceuta). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | PËRMBYTJET NË KANIONIN E MADH SHKAKTUAN 1 TË VDEKUR DHE 15 TË ZHDUKUR.
Los Anxhelos, Amerikë | “Të paktën një person ka vdekur dhe rreth 15 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve të menjëhershme në Kanionin e Madh, një nga destinacionet turistike më të njohura në Shtetet e Bashkuara”. Kështu njoftoi Shërbimi i Parkut Kombëtar. Përmbytjet goditën zonën e Kanionit Brait Enxhëll (Bright Angel) dhe Renç Fentëm (Ranch Phantom) të shtunën, duke detyruar dhjetëra njerëz të evakuohen dhe duke dëmtuar të vetmin rrjet kryesor të ujit që i shërben
Agjencia Telegrafike Vox
NEPAL | 903 TË VDEKUR DHE 4200 TË ZHDUKUR NGA PËRMBYTJET.
Katmandu, Nepal | “Numri i të vdekurve nga përmbytjet është rritur në 903; i të zhdukurve në 4200”. Kështu thanë autoritetet të cituara nga enti mediatik britanik “Bbc”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | PRESIDENTI MASUD (MASOUD) PEZESHKIAN: NUK DUAM LUFTË POR DO T’I PËRGJIGJEMI AGRESIONIT; PAQËNDRUESHMËRIA NË RAJON NUK ËSHTË NË INTERES TË ASNJË VENDI.
Teheran, Iran | “Ne nuk kërkojmë luftë dhe ky është mesazhi i qartë që i kemi dërguar botës deri më tani. Por ne kurrë nuk do të qëndrojmë të qetë përballë ndonjë agresioni dhe do t'u japim një përgjigje vendimtare agresorëve”. Kështu tha presidenti Masud (Masoud) Pezeshkian, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Irna”, në reagim ndaj sulmit të fundit të ShBA-ës ndaj Iranit. “Paqëndrueshmëria në rajon nuk është në interes të asnjë vendi dhe do të përbëjë një sfidë për të g
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E SPANJËS | KRYEMINISTRI PEDRO SANÇEZ (SANCHEZ): RRJETET RUSE DHE IZRAELITE PËRHAPËN INFORMACIONE TË RREME NË LIDHJE ME KEUTËN.
Madrid, Mbretëria e Spanjës | “Pati rrjete ruse dhe izraelite që përhapën një gënjeshtër duke nënkuptuar se nëse do të hyje me not në qytetin autonom të Keutës (Ceuta), nuk do të të kthenin mbrapsht në kufi, gjë që nuk është e vërtetë”. Kështu tha kryeministri Pedro Sançez (Sanchez), për entin mediatik Sociedad Española de Radiodifusión “Cadena Ser”. “Një vendim i Gjykatës së Lartë është shtrembëruar dhe përhapur në mediat sociale përmes dezinformimit të rremë, përfshirë edhe
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI NË NJË KAFENE NË KËLN.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë (Landespolizei) morën dijeni se: 1- Pati të shtëna me armë zjarri në një kafene në lagjen jugore të Këlnit, në rrugën Boner Shtrase (Bonner Straße). Një subjekt (mashkull) u shpall në kërkim policor. Sipas policisë, nuk ka të lënduar ose viktima. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Dpa”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përm
Agjencia Telegrafike Vox
JEMEN | ORGANIZATA “SAVE THE CHILDREN”: DY NGA TRE FËMIJË NUK MUND TË NDJEKIN SHKOLLËN.
Sanë, Jemen | “Pothuajse dy të tretat e djemve dhe vajzave të intervistuara në katër rrethe të Jemenit jugor nuk janë në gjendje të ndjekin shkollën pas më shumë se një dhjetëvjeçari konflikti dhe zhvendosjeje”. Kështu njoftoi organizata “Save the Children” pas një ankete me 2214 familje në provincat Aden, Lahj dhe Taiz në prag të vitit të ri shkollor. Anketa, sipas një deklarate, zbuloi se afërsisht një në tre fëmijë (32%) nuk janë regjistruar kurrë në shkollë, ndërsa një e
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | QEVERIA: USHTRIA AMERIKANE RRËZOI DRONËT E KARTELEVE TË DROGËS.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës shkatërroi tre dronë në territorin e saj, pranë kufirit me shtetin e Tamaulipas. Avionët, të përdorur nga kartelet për të monitoruar lëvizjet e autoriteteve, u rrëzuan nga forcat amerikane. Qeveria meksikane deklaroi se operacioni ishte pjesë e operacioneve dypalëshe në fuqi që nga 5 shkurti 2025, të cilat përfshijnë zbulim të njëkohshëm përgjatë k
Agjencia Telegrafike Vox
EKUADOR | PRESIDENTI DANIEL NOBOA: KA 80 MIJË ANËTARË TË ARMATOSUR BANDASH KRIMINALE.
Kuito, Ekuador | Tetëdhjetë mijë persona të armatosur mendohet të jenë pjesë e organizatave kriminale aktive në Ekuador, sipas një vlerësimi të presidentit Daniel Noboa, i cili jep një masë të sfidës me të cilën përballen autoritetet. Në një intervistë me entin mediatik “Radio Centro”, presidenti Noboa tha se, duke përfshirë anëtarët e grupeve të tilla si Los Koneros (Choneros), Los Lobos, Çone Killërs (Chone Killers) dhe Tiguerones, si dhe bandat e tjera kriminale, numri arr
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës + KOLUMBIA + EKUADORI PO FORCOJNË KOORDINIMIN NË LUFTËN KUNDËR KARTELEVE TË DROGËS.
Kuito, Ekuador | Kolumbia dhe Ekuadori, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, synojnë të forcojnë koordinimin në luftën kundër grupeve të armatosura dhe karteleve të drogës që veprojnë në zonën kufitare midis dy vendeve. Kjo doli nga një takim në qytetin ekuadorian të San Lorenzos, në kufirin me Kolumbinë, midis komandantit të përgjithshëm të Komandës Jugore të Shteteve të Bashkuara, Frensis (Francis) L. Donovan dhe ministrit të Mbrojtjes të Ekuadorit, Gian Karl
Agjencia Telegrafike Vox
EKUADOR | ISH-PRESIDENTI LENIN MORENO NË GJYQ PËR KORRUPSION NË RASTIN “SINOHYDRO”; AI DHE FAMILJA E TIJ AKUZOHEN SE KANË MARRË 1.11 MILION $
Kuito, Ekuador | Ish-presidenti Lenin Moreno është shpallur fajtor penalisht për korrupsion në rastin “Sinohydro”. Gjykata Kombëtare e Drejtësisë e vendosi këtë në fund të seancës dëgjimore në çështjen që kishte të bënte me ndërtimin e hidrocentralit Koka Kodo Sinklair (Coca Codo Sinclair). Sipas gjyqtarëve, ish-presidenti Moreno, atëherë zv.president i z. Rafael Korrea (Correa), ndërhyri në dhënien dhe financimin e projektit dhe mbajti kontakte me përfaqësuesit e kompanisë k
Agjencia Telegrafike Vox
KOSTA RIKË | PRESIDENTJA LAURA FERNANDEZ: NUK KA BUKELIZIM NË VENDIN TONË.
San Jose, Kosta Rikë | Presidentja Laura Fernandez, ka përjashtuar mundësinë që qeveria e saj po ndjek një Bukelizim të vendit, ndërkohë që ruan qëndrimin e ashpër kundër krimit të organizuar të trashëguar nga administrata e ish-presidentit Rodrigo Çavez (Chaves). “Nuk ka bukelinizim këtu. Ajo që ne replikuam ishte modeli i burgut me përmbajtje maksimale i presidentit të Salvadorit, Naib (Nayib) Bukele, sepse ata që u privuan nga liria e tyre nga burgu vazhduan të drejtonin b
Agjencia Telegrafike Vox
HONDURAS | VENDIMI PËR KALIMIN OSE JO TË AKTEVE PROCEDURIALE NË GJYQ PENAL PËR ISH-PRESIDENTIN JUAN ORLANDO HERNANDEZ DO TË SHQIPTOHET MË 1 SHTATOR.
Tegucigalpa, Honduras | Seanca gjyqësore paraprake kundër ish-presidentit të Hondurasit, Juan Orlando Hernandez, ka hyrë në fazën vendimtare. Gjyqtari i specializuar në krimin e organizuar dhe korrupsionin do të njoftojë më 1 shtator në orën 13:30 sipas orës vendore nëse do të urdhërojë dërgimin në gjyq apo rrëzimin përfundimtar të akuzave penale për pastrim parash dhe mashtrim. Prokurori Publik i mbrojti akuzat penale, duke kërkuar një gjyq formal dhe paraburgim paraprak, du
Agjencia Telegrafike Vox
ARGJENTINA + BOLIVIA + KILI + PERUJA SYNOJNË MARRËVESHJE PËR MINERALET STRATEGJIKE.
Santiago, Kili | “Qeveritë e Kilit, Argjentinës, Bolivisë dhe Perusë synojnë të zhvillojnë integrimin rajonal mbi mineralet strategjike me qëllim pozicionimin e rajonit si një partner i besueshëm në furnizimin global të burimeve dhe metaleve për tranzicionin energjetik”. Kështu u tha në një deklaratë të përbashkët të lëshuar në fund të një takimi ministror të mbajtur në Santiago. “Dokumenti që nënshkruam sot është hapi i parë konkret drejt një aleance të përhershme. Ne duam t
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | QEVERIA E DJATHTË RIHAPI PROCESIN E SPËRKATJES AJRORE ME GLIFOSAT PËR TË ZHDUKUR BIMËT E KOKËS NGA TË CILAT PRODHOHET KOKAINA.
Bogotë, Kolumbi | Qeveria ndërmori hapin e parë drejt rifillimit të spërkatjes ajrore me glifosat për të zhdukur të mbjellat e kokës, duke anuluar (revokuar) rregulloren që kishte pezulluar përdorimin e tij që nga viti 2015. Vendimi u miratua nga Këshilli Kombëtar për Narkotikët dhe ka të bëjë me masën që kishte bllokuar përdorimin e herbicidit pas shqetësimeve rreth rreziqeve të mundshme shëndetësore dhe dëmtimeve të të korrave përreth. Qeveria e udhëhequr nga presidenti i d
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: BËJ THIRRJE PËR NDALIMIN E TELEFONAVE CELULARË NË SHKOLLA.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | “Mendimi im është se përdorimi i telefonave celularë në shkolla duhet të rregullohet”. Kështu tha presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum, duke bërë thirrje për një kthim te mësimi me laps dhe letër dhe pushim të dedikuar për lojë dhe socializim, duke i penguar nxënësit të izolohen me ekranet e tyre. Masa nuk do të vendoset në mënyrë të njëanshme. Qeveria federale do të nisë një konsultim me këshillat teknike të shkollave p
Agjencia Telegrafike Vox
KILI | U MIRATUA PROJEKTI I AMONIAKUT TË GJELBËR PREJ 11 MILIARDË $.
Santiago, Kili | Komisioni i Vlerësimit Mjedisor i rajonit Magalanes ka miratuar unanimisht mega-projektin e HNH Energy për prodhimin e amoniakut të gjelbër, me një investim të planifikuar prej 11 miliardë dollarësh ($). Iniciativa, që përfshin komunat e Punta Arenas, Laguna Blankës (Blanca) dhe San Gregorio-s, është projekti më i madh i miratuar ndonjëherë nga Sistemi i Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor (SEIA) i Kilit, pothuajse dyfishi i rekordit të mëparshëm prej 5.4 miliard
Agjencia Telegrafike Vox
NIKARAGUA | ASAMBLEJA KOMBËTARE MIRATOI REFORMË KUSHTETUESE KUNDËR LIGJEVE TË HUAJA.
Managua, Nikaragua | Asambleja Kombëtare e Nikaraguasë miratoi një reformë kushtetuese, të promovuar nga qeveria e diktatorit marksist-leninist Daniel Ortega, që ndalon zbatimin e ligjeve të huaja në territorin kombëtar. Amendamenti, i cili shton një paragraf të ri në Nenin 12 të Kushtetutës, përcakton se asnjë ligj, rregullore apo rezolutë ndërkombëtare nuk do të ketë fuqi ligjore në vend, përveç traktateve të nënshkruara dhe të ratifikuara drejtpërdrejt nga qeveria. “Në Nik
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | MINISTRI I JASHTËM BRUNO RODRIGUEZ: DËNOJ ZGJATJEN NJËVJEÇARE TË EMBARGOS EKONOMIKE AMERIKANE KUNDËR NESH.
Havanë, Kubë | “Kuba dënon me fjalët më të ashpra zgjatjen njëvjeçare të bllokadës ekonomike, tregtare dhe financiare të imponuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, një politikë gjenocidale e ushtruar kundër popullit tonë për më shumë se gjashtë dhjetëvjeçarë”. Kështu tha ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez, duke komentuar vendimin e administratës së presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) për të zgjatur zyrtarisht të ashtuquajturin “Akt Tregtie me Armikun” deri në muajin sh
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | MINISTRI I JASHTËM BRUNO RODRIGUEZ: DËNOJMË VENDBANIMET E REJA TË IZRAELIT NË LINDJEN E MESME.
Havanë, Kubë | Kuba dënoi politikat e Izraelit në lidhje me promovimin e vendbanimeve të paligjshme në territoret e pushtuara palestineze. Në një mesazh të botuar në rrjetin shoqëror Iks (X), ministri i Jashtëm i ishullit, Bruno Rodriguez, shënjestroi konkretisht planin “E1” dhe dhunën nga kolonët në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor. Ministri i jashtëm Rodriguez paralajmëroi se ngjarjet kompromentojnë vazhdimësinë gjeografike të zonës dhe kërcënojnë qëndrueshmërinë e
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | SHKENCËTARËT ZHVILLUAN NJË ILAÇ TË RI KUNDËR MELANOMËS.
Havanë, Kubë | Shkencëtarët në Qendrën për Imunologji Molekulare të Kubës kanë zhvilluar një ilaç të ri për trajtimin e melanomës së avancuar. Qeveria kubane përshëndeti arritjen si një sukses në një kohë të vështirë për vendin, të shënuar nga vështirësi në furnizimin me ilaçe dhe lëndë të para për sektorët e kujdesit shëndetësor dhe biofarmaceutik, mes krizës ekonomike dhe energjetike dhe shtrëngimit të sanksioneve të ShBA-ës. “Zhvillimi i 2C12-ës është dëshmi e përpjekjeve
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: SAMITI RUSO-AMERIKANO-UKRAINAS ËSHTË I MUNDSHËM VETËM PËR TË FINALIZUAR MARRËVESHJET.
Moskë, Federata Ruse | “Një samit midis presidentëve Vladimir Putin, Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Volodimir Zelenski është i mundur vetëm me qëllim zyrtarizimin e marrëveshjeve”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “RIA Novosti”. “Një samit midis Putinit, Trampit dhe Zelenskit është propozuar prej kohësh. Dhe ju e dini mirë qëndrimin e kreut të shtetit tonë. “Një takim i tillë është i mundur vetëm për qëllimin e
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | DY TË VDEKUR DHE DY TË PLAGOSUR NGA SULMI AMERIKAN NË ISHULLIN LARAK.
Teheran, Iran | “Garda Revolucionare e Iranit tha se Shtetet e Bashkuara do të ndëshkohen për sulmin e tyre në ishullin Larak”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Tasnim”. “Në një akt agresioni, Shtetet e Bashkuara sulmuan ishullin Larak, duke rezultuar në martirizimin dhe plagosjen e disa prej luftëtarëve dhe qytetarëve tanë. Ky veprim do të ndëshkohet dhe do të çojë në ndëshkimin e agresorit”, u tha në kundëreagim. Raportet fillestare jozyrtare tregojnë se dy perso
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | USHTRIA SULMOI VENDLËSHUESIT E RAKETAVE IRANIANE NË ISHULLIN LARAK.
Uashington, Amerikë | “Forcat amerikane sulmuan dy raketa lëshuese iraniane në ishullin Larak”. Kështu tha një zyrtar amerikan për entin mediatik “Axios” (i përfolur si i lidhur me Inteligjencën amerikane), duke shtuar se sulmi u nis pasi forcat e Gardës Revolucionare Islamike u vunë re duke u përgatitur për të lëshuar raketa të ngarkuara me mina detare drejt Ngushticës së Hormuzit. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.c
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


