GUATEMALË | U VRA ME ARMË ZJARRI ISH-PROKURORI I ANTIKORRUPSIONIT JUAN FRANSISKO (FRANCISCO) SOLORZANO FOPPA.

Qyteti i Guatemalës, Guatemalë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Ish-prokurori Juan Fransisko (Francisco) Solorzano Foppa, me moshë 43 vjeç, u qëllua për vdekje dje në qendrën sportive “Campo de Marte”, në kryeqytet.
Z. Gustavo Adolfo Aguilar Gamarro, një anëtar i Federatës së Xhudos së Guatemalas, gjithashtu vdiq në sulmin e armatosur.
Dy vëllezër u arrestuan afërsisht dhjetë minuta pas sulmit, por motivi për vrasjen e dyfishtë mbetet i paqartë.
Ish-prokurori Solorzano Foppa ishte i njohur për punën e tij kundër korrupsionit.
Nga viti 2013 deri në vitin 2016, ai drejtoi Njësinë e Analizës Kriminale të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, duke kontribuar në hetimin e skandalit doganor “La Línea”, i cili çoi në dorëheqjen e presidentit Otto Perez Molina në vitin 2015.
Nga viti 2016 deri në vitin 2018, ai drejtoi autoritetin tatimor të Guatemalës, duke promovuar iniciativa kundër evazionit fiskal.
Në vitet e fundit, ai kishte denoncuar lidhjet e dyshuara midis politikanëve dhe bandës “Barrio 18”, si dhe lidhjet midis organizatave kriminale dhe sistemit të drejtësisë.
Presidenti Bernardo Arevalo dënoi vrasjen dhe premtoi të ndiqte penalisht si autorët ashtu edhe çdo nxitës.
“Ne do t'i gjejmë ata dhe do të sigurohemi që drejtësia të vihet në vend”, - tha presidenti Arevalo.
Sulmi ndodhi në mes të ditës, para familjeve dhe fëmijëve, përfshirë djalin e ish-prokurorit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments