FRANCË | PRESIDENTI EMANUEL MAKRON (EMMANUEL MACRON): DO T’I MBROJMË QYTETET TONA DUKE NDALUAR TUBIME TË CAKTUARA.

Paris, Francë | “Prefektët francezë do të jenë në gjendje të marrin vendime për të mbrojtur qytetet tona, duke përfshirë ndalimin e demonstratave të caktuara”.
Kështu tha presidenti Emanuel Makron (Emmanuel Macron), gjatë një fjalimi drejtuar kombit pas përleshjeve në rrugë dhe plaçkitjeve në të gjithë vendin.
“Ata që shkatërruan duhet të paguajnë; ata që plaçkitën duhet të rimbursojnë”, - tha presidenti Makron (Macron), duke shprehur solidaritet me policinë.
“Dje, pavarësisht profesionalizmit të tyre, policia iu nënshtrua një dhune të paparë.
I kam kërkuar qeverisë të nxjerrë të gjitha mësimet e nevojshme nga aktivitetet e saj të inteligjencës; do të ketë transparencë maksimale.
Hetimet do të kryhen me vendosmërinë më të madhe”, tha presidenti Makron (Macron), duke u bërë thirrje të gjitha partive dhe sindikatave të dënojnë pa mëdyshje të gjitha format e dhunës.
“Vendi ka nevojë për rend, jo përshkallëzim.
Të gjithë ata që sot pretendojnë urgjencën e daljes në rrugë kanë vetëm një qëllim; të njollosin debatin.
Përballjet nuk duhet të zhvillohen në rrugë ose përmes dhunës.
Ato duhet të zhvillohen me respekt, kurrë në çrregullim ose shkatërrim.
Vendi ynë meriton zgjedhje të mira presidenciale pas gjashtë muajsh”, - tha presidenti Makron (Macron).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments