KANADA | TË PAKTËN 7 TË VDEKUR NË ZJARR NË NJË BAZË USHTARAKE; SHKAKU ËSHTË ENDE I PANJOHUR; FLAKËT U PËRHAPËN NGA ERËRAT E FORTA.

Otavë, Monarkia Kushtetuese e Kandasë | “Të paktën shtatë veta u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim të ndjekur nga një zjarr në bazën ushtarake kanadeze në Ueinrait (Wainwright), në Albertë”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “Global News”, duke cituar disa burime ushtarake.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 16:00 sipas orës vendore gjatë një stërvitjeje me armë zjarri, kur plumbat goditën një tubacion ose pus gazi brenda bazës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments