top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
FEDERATA RUSE | PRESIDENTI VLADIMIR PUTIN I THA PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SE RUSIA NUK KA PLANE PËR TË SULMUAR EVROPËN.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia nuk ka absolutisht asnjë plan agresiv ndaj Evropës”. Kështu tha presidenti Vladimir Putin gjatë një telefonatë me presidentin Danlld Tramp (Donald Trump), sipas këshilltarit presidencial rus Juri (Yuri) Ushakov, i cili shtoi se biseda zgjati rreth një orë. “Mitet rreth kërcënimit rus u shërbejnë evropianëve vetëm si mbulesë për të rritur mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe shpenzimet e tyre ushtarake”, shtoi këshilltari Ushakov, i cituar nga agje
Agjencia Telegrafike Vox
IRAN | GARDA REVOLUCIONARE ISLAMIKE: KAPËM NJË NËNDETËSE AMERIKANE NË NGUSHTICËN E HORMUZIT.
Teheran, Iran | “Kemi sekuestruar një nëndetëse amerikane në Ngushticën e Hormuzit”. Kështu tha Garda Revolucionare Islamike. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | MINISTRI MBROJTJES BORIS PISTORIUS: UKRAINA POROSITI MIJËRA RAKETA “IRIS-T”.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ne po vazhdojmë me dërgesat e sistemeve të mbrojtjes ajrore IRIS-T, duke përfshirë raketat e drejtuara. Sistemi është përdorur në Ukrainë me shumë, shumë sukses, dhe për këtë arsye jam i kënaqur që Ukraina është gati të porosisë disa mijëra raketa shtesë të drejtuara IRIS-T, të cilat do të financohen nga kredia e mbrojtjes e Bashkimit Evropian për Ukrainën”. Kështu tha ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë takimit të g
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA E KINËS | MINISTRIA E MBROJTJES: DY AVIONË KINEZË DHE 17 ANIJE U ZBULUAN NË NGUSHTICË.
Taipei, Republika e Kinës | “Kina ka dërguar dy avionë ushtarakë dhe 17 anije në Tajvan në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e anijeve dhe avionëve të zbuluar në Ngushticë që nga fillimi i shtatorit në 26 dhe 69, përkatësisht”. Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke specifikuar se të dy avionët hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore (ADIZ) të ishullit. Ushtria ka vendosur anije, avionë dhe sisteme raketash bregdetare për t
Agjencia Telegrafike Vox
KORE E JUGUT | NISI STËRVITJE USHTARAKE TREPALËSHE AMERIKANO-JAPONEZO-KOREANOJUGORE.
Seul, Kore e Jugut | Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia filluan dje stërvitje të re ushtarake të përbashkët pesëditore në ujërat ndërkombëtare në lindje dhe në jug të ishullit Jeju të Koresë së Jugut. Edicioni i katërt i stërvitjes “Freedom Edge” përfshin forca të mëdha detare dhe ajrore nga të tre vendet dhe synon të forcojë aftësitë e përbashkëta operacionale dhe të reagimit në fushat detare, ajrore dhe kibernetike. Sipas komandantëve ushtarakë të K
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA POPULLORE E KINËS | MINISTRIA E MBROJTJES FILLOI FAZËN E DYTË TË STËRVITJES “BASHKËPUNIMI DETAR-2026” ME SINGAPORIN.
Pekin, Republika Popullore e Kinës | “Faza e dytë e stërvitjes ‘Bashkëpunimi Detar-2026’, e nisur nga Kina dhe Singapori më 5 shtator në hapësirën ajrore dhe ujërat pranë Zhanjiang, përgjatë bregdetit jugor të Kinës, filloi, më 8 shtator”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Global Times”, duke specifikuar se faza e dytë përfshin operacione në det pas manovrave të portit. Programi përfshin teste komunikimi, furnizim me karburant në det, sulme të simuluara ndaj objektivave s
Agjencia Telegrafike Vox
FRANCË | MUZEU I ARTISTIT PJER OGYST RËNUAR (PIERRE-AUGUSTE RENOIR) U VODH; 4 PIKTURA; DËMI 9 MILIONË €.
Paris, Francë | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Katër piktura të artistit Rënuar (Renoir) u vodhën nga muzeu Kanjë-syr-Mer (Cagnes-sur-Mer) në Rivierën Franceze. “Një nga veprat e vjedhura u braktis nga hajdutët gjatë arratisjes së tyre”. Kështu tha kryetari i Bashkisë, Brian Maso (Bryan Masson), i partisë Balli Kombëtar (Rassemblement National). Dy hajdutët, të identifikuar nga kamerat
Agjencia Telegrafike Vox


RRUGA “KONGRESI I PËRMETIT”; SHKODËR | ANDRI VULAJ U ARRESTUA; YLBER LULI U VRA ME ARMË ZJARRI; QAMIL LULI MBETI I PLAGOSUR.
Rruga “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një konflikti mbeti i vdekur: 1- Z. Ylber Luli, me moshë 24 vjeç. I plagosur mbeti: 1- Z. Qamil Luli, me moshë 63 vjeç (bir e at). Si doras u arrestua: 1- Z. Andri Vulaj, me moshë 25 vjeç. Njoftim | Rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, dyshohet se, si pasojë e një ko
Agjencia Telegrafike Vox
SOMALI | NJË PROTESTË U MBAJT KUNDËR TURQISË; GJATË PROTESTËS U DOGJ FLAMURI TURK.
Kismaio, Jubaland, Somali | “Qindra njerëz dolën në rrugët e Kismaio-s, kryeqytetit të Shtetit Federativ Somalez të Jubës, për të protestuar kundër Turqisë pas një incidenti të diskutueshëm në distriktin Dolo të rajonit administrativ Gedo”. Kështu raportoi enti mediatik “Garowe online”. Në zemër të protestave janë akuzat ende të pakonfirmuara se të enjten vonë, më 3 shtator, një sulm ajror goditi shtëpinë e ish-komandantit të Shërbimit të Burgjeve Somaleze, Gjeneralit Mahad A
Agjencia Telegrafike Vox
LIBAN | NJËMBËDHJETË TË VDEKUR NGA SULMET IZRAELITE; BISEDIMET MES PALËVE NË ROMË JANË NË RREZIK.
Bejrut, Liban | Përshkallëzimi i ri ushtarak në Libanin jugor midis Izraelit dhe lëvizjes shiite libaneze Hezbollah rrezikon të prishë raundin tjetër të negociatave të ndërmjetësuara nga ShBA-ës midis Bejrutit dhe Tel Avivit, që pritet në Romë në mesin e muajit shtator. “Të paktën njëmbëdhjetë veta, përfshirë dy fëmijë dhe dy shpëtimtarë, vdiqën në sulmet izraelite në Kfar Rumman, një qytet në guvernatoratin Nabatieh në Libanin jugor, disa kilometra nga kryeqyteti me të njëjt
Agjencia Telegrafike Vox
FILIPINE | ISH-KRYETARI I PARLAMENTIT MARTIN ROMUALDEZ U ARRESTUA; 101 MILIONË € RRYSHFET; RREZIKON BURGIM TË PËRJETSHËM.
Manilë, Filipine | “Ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Martin Romualdez, kushëri i presidentit Ferdinand Markos i Riu (Marcos Jr.), u arrestua dje, më 7 shtator, pasi u akuzua për përvetësim në lidhje me një skemë të dyshuar ryshfeti që lidhet me projektet e kontrollit të përmbytjeve”. Kështu njoftoi sekretari i Brendshëm Jonvik (Jonvic) Remulla. Urdhër-arresti, i lëshuar nga Divizioni i Tretë i Gjykatës Antikorrupsion të Sandiganbaian-it, iu dorëzua z. Romualdez ndërsa
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | TË AFËRMIT E TË BURGOSURVE POLITIKË PROTESTUAN PARA ZYRËS SË AVOKATIT TË POPULLIT.
Karakas, Venezuelë | Të afërm të të burgosurve politikë, ish-të burgosur dhe përfaqësues të organizatave të të drejtave të njeriut demonstruan paqësisht para Zyrës së Avokatit të Popullit, duke kërkuar lirimin e të burgosurve për mendimet e tyre. Protestuesit, të veshur me të bardha dhe që mbanin pankarta dhe fotografi të familjeve të tyre, dorëzuan një dokument që kërkonte kushte dinjitoze burgimi, ndërprerjen e transferimeve të panjoftuara dhe lirimin e të burgosurve të per
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | PARTIA KOMUNISTE PO E ÇON EKONOMINË DREJT FALIMENTIT; DËMI I SHKAKTUAR NGA EMBARGOJA AMERIKANE LLOGARITET NË 179 MILIARDË DOLLARË ($).
Havanë, Kubë | Ministri i Jashtëm Bruno Rodriguez denoncoi dëmin e shkaktuar nga bllokada amerikane gjatë një konference për shtyp. Midis muajit mars të vitit 2025 dhe muajit shkurt të vitit 2026, humbjet arritën në 8 miliardë dollarë ($), duke shënuar një rritje prej 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Dëmet historike të akumuluara, megjithatë, i afrohen shifrës 179 miliardë dollarë ($). Duke e quajtur politikën e Uashingtonit një asfiksi të vërtetë ekono
Agjencia Telegrafike Vox
SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS | PRESIDENTJA KLAUDIA (CLAUDIA) SHEINBAUM: MEKSIKA NUK ËSHTË DHE NUK DO TË JETË KOLONI APO PROTEKTORAT I NDONJË VENDI TË HUAJ.
Qyteti i Meksikos, Shtetet e Bashkuara të Meksikës | Duke iu përgjigjur një postimi të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) ku shfaqej një hartë e Amerikës së Veriut e mbuluar me flamurin amerikan, presidentja Klaudia (Claudia) Sheinbaum mbrojti pavarësinë e vendit të saj. Pamja ka gjeneruar polemika të gjera për shkak të simbolizmit të tij të fortë territorial. “Në muajin e atdheut, ne riafirmojmë se Meksika nuk është dhe nuk do të jetë koloni apo protektorat i ndonjë ven
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | NUMRI I TË VDEKURVE NGA SHPËRTHIMET NË ZONËN USHTARAKE SHKOI NË 9.
La Paz, Bolivi | “Numri i të vdekurve nga shpërthimet që ndodhën të premten e kaluar në Qendrën e Përgjithshme për Mirëmbajtjen e Materialeve të Artilerisë Luftarake (Cgmmba-IV) në Viaka (Viacha) të Bolivisë, është rritur në nëntë. Një trup i nëntë u nxor nga rrënojat dhe u transferua në morg për ekzaminime mjeko-ligjore”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “El Deber”. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë në zonën e prekur nga shpërthimet, ndërsa shkaku i aksidentit mbe
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | DRONËT UKRAINAS GODITËN QYTETIN E SARATOVIT.
Moskë, Federata Ruse | “Qyteti rus i Saratovit është goditur nga një sulm me dron, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe raportime paraprake për viktima”. Kështu raportoi guvernatori i rajonit, Roman Busargin, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”. “Infrastruktura civile, është dëmtuar. Të gjitha shërbimet e emergjencës po punojnë në vendngjarje. Raportet paraprake tregojnë se ka viktima”, u tha më tej në njoftim. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agje
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | USHTRIA RUSE RIFILLOI SULMET NDAJ UKRAINËS PAS TRE DITËSH ARMËPUSHIM.
Moskë, Federata Ruse | Rusia rifilloi sulmet e saj ndaj Kievit pas një armëpushimi tre-ditor, gjatë takimeve midis të dërguarve presidencialë amerikanë Xherëd Kashnër (Jared Kushner) dhe Stiv Uitkof (Steve Witkoff) në Moskë me presidentin Vladimir Putin dhe në Kiev me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. “Një rrethim ajror u njoftua në kryeqytetin ukrainas”, deklaroi administrata ushtarake e kryeqytetit. Shërbimet e emergjencës raportuan ndërtesa të dëmtuara në lagjet Bor
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI VELIPOJË; SHKODËR | SELADIN BYTYQI U KONSTATUA I VDEKUR.
Fshati Velipojë, Shkodër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se: 1- Z. Seladin Bytyqi, me moshë 70 vjeç, qytetar nga Republika e Kosovës, u konstatua i vdekur; dyshohet pësoi pushim zemre në vijën bregdetare. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshë
Agjencia Telegrafike Vox
RAHOVEC | ALI DËRMALA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
Rahovec, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Z. Ali Dërmala, me moshë 24 vjeç, drejtues motomjeti, u përfshi në aksident automobilistik në Bosnje-Hercegovinë; për pasojë vdiq. Në lidhje me rastin po zhvillohn hetime penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin
Agjencia Telegrafike Vox
EGJIPT | AVIONË LUFTARAKË TË GJENERATËS SË FUNDIT NË SHFAQJEN AJRORE NË EL ALAMEIN.
Kairo, Egjipt | Avionë luftarakë të gjeneratës së fundit, përfshirë edhe Sukhoi Su-57E krejtësisht të rinj rusë, do të paraqiten në shfaqjen më të madhe të aviacionit civil dhe ushtarak në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, e planifikuar deri më 10 shtator në El Alamein, në bregdetin verior të Egjiptit. Ky është edicioni i dytë i Panairit Ndërkombëtar Ajror El Alamein, i cili tashmë e ka vendosur Egjiptin si një qendër të madhe ndërkombëtare për industrinë hapësinore. Qasja i nënsht
Agjencia Telegrafike Vox
KOSTA RIKË | PRESIDENTJA LAURA FERNANDEZ: FORCAT TOKËSORE AMERIKANE DO TË NDIHMONIN SIGURINË KOMBËTARE DHE DO TË FORCONIN LUFTËN KUNDËR TRAFIKANTËVE TË DROGËS.
San Jose, Kosta Rikë | Presidentja Laura Fernandez, ka deklaruar se operacionet tokësore të ShBA-ës mund të forcojnë sigurinë kombëtare të vendit të Amerikës Qendrore, por ajo theksoi se asgjë konkrete nuk po zhvillohet me Uashingtonin dhe se çdo iniciativë e tillë do të kërkonte miratim legjislativ. “Padyshim që do të ishte shumë pozitive për sigurinë kombëtare nëse do të ndiqte një objektiv të përbashkët kundër krimit transnacional, trafikut transnacional të drogës dhe terr
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: BRAZILI NUK ËSHTË DHE NUK DO TË BËHET KOLONI E ASKUJT.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Në një deklaratë të lëshuar me rastin e Ditës së Pavarësisë së Brazilit, e cila festohet sot, presidenti Luiz Inacio Lula da Silva pohoi se vendi i Amerikës së Jugut nuk është dhe as nuk do të bëhet koloni e askujt. Në mesazhin e transmetuar në radio dhe televizionin kombëtar, kreu i shtetit mbrojti sovranitetin kombëtar dhe kritikoi në mënyrë indirekte tarifat e larta të vendosura nga Shtetet e Bashkuara për produktet braziliane. “
Agjencia Telegrafike Vox


PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP): STATUJA E DANTE ALIGHIERIT U RESTAURUA.
Uashington, Amerikë | “Statuja e Dante Alighierit në Uashington është restauruar”. Kështu njoftoi presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) duke postuar një deklaratë në rrjetin shoqëror virtual “Truth”, nga z. Greg Uishër (Wischer) i Departamentit të Brendshëm. “Shërbimi i Parkut Kombëtar ka restauruar statujën përkujtimore të Dantes në Meridian Park, Uashington. Vepra përshkruan poetin italian Dante Alighieri duke mbajtur në dorë veprën e tij më të famshme, ‘Komedia Hyjnore’,
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | MINISTRIA E JASHTME: KONSULLATA GJERMANE NË SHEN PETERSBURG DO TË MBYLLET MË 18 SHTATOR.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia ka revokuar pëlqimin e saj për aktivitetet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Federale të Gjermanisë në Shën Petersburg, e cila duhet të ndërpresë aktivitetet e saj deri më 18 shtator 2026”. Kështu njoftoi ministria e Jashtme ruse. Vendimi u mor në shenjë hakmarrjeje për mbylljen e konsullatës ruse në Bon. Të gjithë punonjësit e saj do të duhet të largohen nga Federata Ruse deri në atë datë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Tele
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


