LONGIANO; ITALI | DENALDO MAXHALLAKU U KONSTATUA I VDEKUR.

Updated: 6 days ago

Longiano, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) morën dijeni se:
1- Z. Denaldo Maxhallaku, me moshë 31 vjeç, u konstatua i vdekur, nga plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga armë zjarri, në Longiano (Emilia-Romanjia), provinca e Forli-Çezenës (Cesena).
Ai ishte denoncuar si person i zhdukur që prej datës 7 tetor 2026.
Automjeti i tij “Fiat Punto” u gjet i djegur disa kilometra larg vendit ku u gjet kufoma e tij.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
FORLI | DANIELE SARTINI U ARRESTUA; GJYKATA I SHQIPTOI MASË SIGURIMI ARREST NË BURG”; DENALDO MAXHALLAKU U GJET I VRARË ME ARMË ZJARRI.

Forli, Itali | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit (Polizia di Stato) arrestuan:
1- Z. Daniele Sartini, me moshë 29 vjeç.
Ai konsiderohet doras në vrasjen me armë zjarri me disa të shtëna të:
1- Z. Denaldo Maxhallaku, me moshë 31 vjeç, qytetar shqiptar, ngjarje kriminale e ndodhur në Longiano; kufomën e të cilit e hodhi në një pusetë dhe më pas i dogji automjetin.
Nga të dhënat penale paraprake kumtohet se vrasja u krye sepse dorasi i kishte borxh një shumë të hollash të lidhura me tregtinë e drogës.
Hetimet penale paraprake po vijojnë; ndaj të arrestuarit u shqiptua masa e sigurimit “arrest në burg”.

Comments