JEMEN | REBELËT HUTHI: MBËSHTETJA EGJIPTIANE PËR ARABINË SAUDITE ËSHTË DEKLARATË LUFTE; VENDET E “PAKTIT TË MEKËS” NUK DUHET TË PËRFSHIHEN NË ALEANCA AGRESIVE.

Sanë, Jemen | “Mbështetja ushtarake e Egjiptit për Arabinë Saudite do të ishte një deklaratë lufte për Huthitë”.
Kështu tha anëtari i Këshillit të Lartë Politik, Mohammed Ali Al-Huthi (Houthi), i cituar nga entet mediatike, përfshirë agjencinë libaneze të lajmeve “Lbc” dhe entin mediatik jemenas “Al Mashad”.
“Zhvendosja e forcave egjiptiane në një luftë të re do të shteronte kapacitetet e tyre dhe do t'u shërbente qëllimeve të armikut izraelit, i cili synon të pushtojë Sinain”, - tha ai, duke u bërë thirrje vendeve anëtare të “Paktit të Mekës” (së bashku me Arabinë Saudite, Pakistanin dhe Turqinë) të tërhiqen nga koalicioni dhe të mos angazhohen në aleanca agresive.
Egjipti, pavarësisht pjesëmarrjes në takimet përgatitore, nuk i është bashkuar paktit, pavarësisht se mban marrëdhënie të ngushta me Arabinë Saudite.
“Lëvizja nuk përbën kërcënim për Ngushticën Bab el-Mandeb; përkundrazi, ne e mbrojmë atë, ashtu siç mbrojmë Kanalin e Suezit dhe pjesë të tjera të atdheut tonë arab dhe islamik”, - tha Al-Huthi (Houthi).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments