SHBA-ës | ADMINISTRATA TRAMP (TRUMP) PO SHQYRTON HEQJEN E SANKSIONEVE NDAJ FONDIT RUS TË INVESTIMEVE I SANKSIONUAR NË VITIN 2022 SI EMBLEMË E KLEPTOKRACISË RUSE.

Uashington, Amerikë | “Administrata Tramp (Trump) po shqyrton heqjen e sanksioneve kundër fondit kryesor të investimeve të Rusisë, Fondit Rus të Investimeve Direkte, të cilin zyrtarët amerikanë e kanë parë prej kohësh si një nga mjetet më të fuqishme të Moskës për ndikim ndërkombëtar”.
Kështu raportoi enti mediatik vendor “New York Times”, duke cituar disa burime.
Fondi, i udhëhequr nga z. Kirill Dmitriev, u sanksionua nga administrata Baidn (Biden) menjëherë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022.
Më pas u përshkrua si një fond i fshehtë emblematik i kleptokracisë më të gjerë ruse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit












Comments