SALVADOR | FILLOI FUSHATA PËR ZGJEDHJET PRESIDENCIALE TË VITIT 2027.

Qyteti i Salvadorit, Salvador | Në Salvador fillon periudha ligjore katërmujore e dhënë partive politike për të bërë fushatë për zgjedhjet presidenciale të 28 shkurtit 2027.
Aktualisht, asnjë nga pesë formulat e propozuara nuk është regjistruar zyrtarisht në Gjykatën Supreme Zgjedhore.
Presidenti Naib (Nayib) Bukele, do të kandidojë për një mandat të ri radhazi, së bashku me zv.presidentin Feliks (Félix) Ulloa.
Kushtetuta është reformuar për të lejuar rizgjedhjen pa afat, për të zgjatur mandatin presidencial nga pesë në gjashtë vjet dhe për të shtyrë zgjedhjet presidenciale përpara nga viti 2029 në vitin 2027.
Partitë opozitare Arena dhe Fronti Farabundo Marti për Çlirimin Kombëtar kanë ratifikuar kandidaturat e tyre.
Dy sfidat e tjera do të vijnë nga Vëllazëria Patriotike e Salvadorit dhe Partia e Koncertimit Kombëtar, ndërsa gjashtë partitë e mbetura salvadoriane kanë zgjedhur të mos marrin pjesë në garën presidenciale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit








Comments