top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
FEDERATA RUSE | MINISTRIA E JASHTME: KONSULLATA GJERMANE NË SHEN PETERSBURG DO TË MBYLLET MË 18 SHTATOR.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia ka revokuar pëlqimin e saj për aktivitetet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës Federale të Gjermanisë në Shën Petersburg, e cila duhet të ndërpresë aktivitetet e saj deri më 18 shtator 2026”. Kështu njoftoi ministria e Jashtme ruse. Vendimi u mor në shenjë hakmarrjeje për mbylljen e konsullatës ruse në Bon. Të gjithë punonjësit e saj do të duhet të largohen nga Federata Ruse deri në atë datë. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Tele
Agjencia Telegrafike Vox
AUSTRI | U NDALUA ME LIGJ MBAJTJA E SHAMISË ISLAMIKE PËR NXËNËSET NËN 14 VJEÇ NË SHKOLLA; GJOBA PËR PRINDËRIT SHKON 800 €.
Vjenë, Austri | “Në Austri ka hyrë në fuqi një ligj që ndalon mbajtjen e shamisë në shkolla për vajzat nën moshën 14 vjeç”. Kështu njoftoi enti mediatik britanik “Bbc”. Me fillimin e vitit të ri shkollor, mësuesit janë të detyruar të zbatojnë ndalimin e ri nëse shohin një vajzë që mban shami, përmes një sërë intervistash me nxënësen dhe kujdestarët e saj ligjorë. Në rast të shkeljeve të përsëritura, shërbimet e mirëqenies së fëmijëve duhet të njoftohen dhe, si mjet i fundit,
Agjencia Telegrafike Vox
TEPELENË | DASHMIR BECA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ; GESTI MUSKAJ MBETI I PLAGOSUR.
Tepelenë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik në autoudhën “Levan-Tepelenë”, te vendi i njohur si “Rrethrrotullimi i Levanit” mbeti i vdekur: 1- Z. Dashmir Beca, me moshë 55-vjeç, drejtues automjeti. Të plagosur mbetën: 1- Z. Gesti Muskaj. 2- Disa subjekte të tjerë; jashtë rrezikut për jetën. Njoftim | Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi G. M., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është
Agjencia Telegrafike Vox
PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DO TË FLASË NË TELEFON ME PRESIDENTËT VLADIMIR PUTIN DHE VOLODIMIR ZELENSKI.
Kiev, Ukrainë | “Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) do të zhvillojë sot bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas Volodimir Zelenski, pasi të dërguarit e tij Uitkof (Witkoff) dhe Kashnër (Kushner) të kthehen nga Kievi”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “Kyiv Independent”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
GRENLANDË | PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): PAKETË INVESTIMI PREJ 200 MILIONË €; MUND TË MBËSHTETENI TEK NE; JU JENI ALEAT STRATEGJIK.
Nuuk, Grenlandë | “Grenlanda mund të mbështetet te Bashkimi Evropian. Sot u ktheva për të prezantuar rezultatet konkrete të bashkëpunimit tonë të ngushtë. Një paketë e re partneriteti BE-Grenlandë me vlerë 200 milionë euro (€). Kjo do të krijojë mundësi të reja dhe do të forcojë rolin e një BE-je të fortë dhe të angazhuar si në Grenlandë ashtu edhe në Arktik. Sepse Grenlanda është një aleat strategjik dhe një mik i besuar”. Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FEDERAL FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): DORËHEQJA IME NUK ËSHTË OPSION.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Kam shumë mendime, por jo për zgjedhjet e vitit 2029. Të heq dorë nuk është mundësi për mua”. Kështu tha kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) në përgjigje të një pyetjeje se kur dhe nëse ai ka ndërmend të japë dorëheqjen në dritën e rezultateve zgjedhore dhe rënies së preferencave të tij vetjake. “Ne të gjithë duhet të përmirësohemi së bashku”, - tha ai, duke theksuar vlerën e përkushtimit, empatisë dhe emocioneve për të
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | POLICIA E SHTETIT GJETI TË SHPALLURIN SI PERSON I ZHDUKUR HAMËZ ISMALI NGA FERIZAJI.
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit gjetën dhe dërguan në spital për kontroll mjekësor: 1- Të shpallurin si person i zhdukur Hamëz Ismali, me moshë 80 vjeç, qytetar i Republikës së Kosovës (Ferizaj). Pritet dërgimi i tij drejt familjes. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I MBROJTJES ISRAEL KAC (KATZ): JEMI GATI PËR LUFTË TË PËRGJITHSHME KUNDËR TERRORIZMIT NË BREGUN PERËNDIMOR DHE KUNDËR AUTORITETIT PALESTINEZ.
Jeruzalem, Izrael | “Politika jonë në Jude dhe Samari është e qartë; të ndjekim me forcë terrorizmin palestinez, të zhvillojmë dhe forcojmë vendbanimet hebraike dhe të ruajmë stabilitetin e sigurisë”. Kështu tha ministri i Mbrojtjes, Israel Kac (Katz), pas sulmit me thikë që ndodhi pak kohë më parë në një vendbanim izraelit në Bregun Perëndimor verior. “Terrorizmi në rajon është aktualisht në nivelin më të ulët në dhjetëvjeçarë dhe ne do të marrim të gjitha masat e nevojshme
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | BASHKËKRYETARJA E PARTISË “ALTERNATIVE FÜR DEUTSCHLAND” (ALTERNATIVA PËR GJERMANINË) ALIS VAJDEL (ALICE WEIDEL): FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ) ËSHTË BARRË.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “CDU-ja ka pësuar një disabël, një rezultat që reflektohet në nivel federal. Njerëzit kanë humbur besimin. Asnjë kancelar i mëparshëm nuk kishte qenë aq jopopullor sa Fridrish Merc (Friedrich Merz), i cili është bërë një barrë e madhe për zhvillimin gradual të Gjermanisë”. Kështu tha bashkëkryetarja e partisë “Alternative für Deutschland” (Alternativa për Gjermaninë) Alis Vajdel (Alice Weidel) në një konferencë për shtyp në Berlin pas
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: RAKETAT E REJA NË NORVEGJI PËRBËJNË KËRCËNIM PËR RUSINË; DO TË NDËRMARRIM VEPRIME.
Moskë, Federata Ruse | “Rusia e sheh vendosjen e sistemeve të reja të raketave dhe artilerisë në Norvegji si një kërcënim dhe për këtë arsye do të duhet të marrë masa shtesë për të siguruar sigurinë e vet”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, i cituar nga agjencitë vendore të lajmeve. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KANCELARI FRIDRISH MERC (FRIEDRICH MERZ): HUMBËM ZGJEDHJET NË MËNYRË DRAMATIKE.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Kancelari federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) foli qartë në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv Federal të CDU-së. Pas katastrofës në Saksoni-Anhalt, kancelari federal Merc (Merz) tha se ishte i tronditur nga suksesi i AfD-së, i cituar nga enti mediatik vendor “Bild”. “Ne kemi një kushtetutë të fortë, kemi të gjitha mjetet për ta mbrojtur atë kundër një qeverie rajonale të ekstremit të djathtë, por sistemi ynë partiak po kalon
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | I DËRGUARI SPECIAL PRESIDENCIAL KIRILL DMITRIEV: FITORE HISTORIKE PËR AfD-në.
Moskë, Federata Ruse | “Fitorja historike e AfD-së poshtëron arrogancën, mendjengushtësinë, luftënxitjen, paaftësinë dhe hipokrizinë e koalicionit qeverisës të diskredituar të Gjermanisë”. Kështu shkroi i dërguari special presidencial dhe drejtori ekzekutiv i Fondit Rus të Investimeve Direkte, Kirill Dmitriev, në një postim në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve në Saksoni-Anhalt. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox N
Agjencia Telegrafike Vox
FEDERATA RUSE | ZËDHËNËSI I KREMLINIT DMITRI (DMITRY) PESKOV: MISIONI I TË DËRGUARVE AMERIKANË STIV UITKOF (STEVE WITKOFF) DHE XHERËD KASHNËR (JARED KUSHNER) ËSHTË HAP I VOGËL DREJT PAQES.
Moskë, Federata Ruse | “Një hap i vogël drejt paqes”. Kështu tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri (Dmitry) Peskov, duke komentuar rezultatin e bisedimeve të fundjavës midis të dërguarve presidencialë amerikanë Stiv Uitkof (Steve Witkoff) dhe Xherëd Kashnër (Jared Kushner) në Moskë dhe në Kiev, i cituar nga agjencia vendore e lajmeve “Interfax”. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
GREQI | EDUART MULLAJ U KONSTATUA I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.
Lagjja “Patissia”, Athinë, Greqi | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë (Ελληνική Αστυνομία) morën dijeni se: 1- Z. Eduart Mullaj, me moshë 55 vjeç, nga Delvina, u konstatua i plagosur me armë zjarri; jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universa
Agjencia Telegrafike Vox
FSHATI FORTESË (BELLACERKË); RAHOVEC | BLENIS GASHI U KONSTATUA I VDEKUR; DYSHOHET NGA PLAGË TË SHKAKTUARA NGA ARMË ZJARRI.
Fshati Fortesë (Bellacerkë), Rahovec, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Z. Blenis Gashi, u konstatua i vdekur; dyshohet nga plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Gjatë kontrollit gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Armë zjarri. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake mbështetur mbi konceptin penal të parashikuar si: 1- “Hetim i vdekjes”. Shënim: Çdo subjekt i përmendur
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | HYSEN BALLA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AUTOUDHËN “TIRANË-D“RRËS”; VDIQ.
Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik që ngjau në autoudhën “Tiranë-Durrës” mbeti i vdekur: 1- Z. Hysen Balla, me moshë 45 vjeç. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | PRESIDENTI ABELARDO DE LA ESPRIELLA U SHFAQ DUKE ECUR NËPËR KUFOMAT E REBELËVE TË FARK-ut.
Bogotë, Kolumbi | Presidenti Abelardo de la Espriella është kritikuar ashpër për shfaqjen e 23 personave të dyshuar si rebelë të FARK-ut, të vrarë në një operacion ushtarak më 30 gusht, në qese të bardha për trupat e tyre. Shfaqja e një videoje qeveritare që tregonte kreun e shtetit duke ecur midis kufomave në departamentin e Guaviare-s shkaktoi polemika të forta kombëtare. Mbrojtësja e të drejtave të njeriut Iris Marin Ortiz dënoi mënyrën se si media e trajtoi çështjen, e ci
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | ISH-PRESIDENTI DIKTATOR RAUL KASTRO (CASTRO) U SHFAQ NË PUBLIK PËR TË KUMTUAR SE ISHTE ME NJË KËMBË NË VARR POR SE NUK KISHTE VDEKUR ENDE.
Havanë, Kubë | Ish-presidenti diktator Raul Kastro (Castro), me moshë 95 vjeç, u rishfaq në publik në një aktivitet që shënonte 65-vjetorin e Drejtorisë së Sigurisë Personale të Ministrisë së Brendshme, një institucion që ai themeloi në vitin 1961 me vëllain e tij, ish-diktatorin e kuq Fidel Kastro (Castro), i cili vdiq në vitin 2016. Shfaqja e tij shërbeu për të shuar thashethemet e fundit për një përkeqësim të mundshëm të shëndetit të tij. Televizioni shtetëror tejçoi pamje
Agjencia Telegrafike Vox
SALVADOR | PRESIDENTI NAIB (NAYIB) BUKELE: INTELIGJENCA ARTIFICIALE NË SHKOLLAT PUBLIKE KA NGRITUR NIVELIN E MESATARES; VLERËSIME TË KRAHASUESHME ME GJERMANINË DHE ME SUEDINË.
Qyteti i Salvadorit, Salvador | Presidenti Naib (Nayib) Bukele, njoftoi se 171 shkolla publike të pajisura me inteligjencë artificiale (IA) tejkaluan mesataren kombëtare në tre lëndë. Në një postim, ai tha se rezultatet në lexim, matematikë dhe shkencë janë të ngjashme me ato të arritura nga Gjermania dhe Suedia në vlerësimin ndërkombëtar të vitit 2022. Projekti, i financuar me afërsisht 500 milionë dollarë nga Banka Botërore, kombinon mësimet tradicionale dhe platformat dixh
Agjencia Telegrafike Vox
TEPELENË | DASHMIR BECA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ.
Tepelenë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik në autoudhën “Levan-Tepelenë”, te vendi i njohur si “Rrethrrotullimi i Levanit” mbeti i vdekur: 1- Z. Dashmir Beca, me moshë 55-vjeç, drejtues automjeti. I plagosur mbeti: 1- Z. Gesti Muskaj, me moshë 40 vjeç. 2- Disa subjekte të tjerë; jashtë rrezikut për jetën. Njoftim | Në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, shtetasi G. M., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin ti
Agjencia Telegrafike Vox
LAGJJA “ISH-PARKU I AUTOBUSAVE”; TIRANË | EDUARD PELUSHI (SELMANI) U ARRESTUA; FABIAN PITANI MBETI I PLAGOSUR.
Lagjja “Ish-Parku i Autobusave”, Tiranë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Eduard Pelushi (Selmani), me moshë 53 vjeç. Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë të ftohtë (thikë) të: 1- Z. Fabian Pitani, me moshë 26 vjeç. Njoftim | Tiranë. Informacion paraprak. Më datë 06.09.2026, rreth orës 19:45, tek ish-Parku, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ës
Agjencia Telegrafike Vox
PRISHTINË | ADONIS ALIU U ARRESTUA; RESHAT ALIU U INTERVISTUA; SULMI VERBAL DHE FIZIK NDAJ PUNONJËSIT TË POLICISË BESART AHMETI.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Adonis Aliu. 2- Një subjekt të mitur (mashkull), me moshë 16 vjeç. Ata janë bijtë e: 1- Z. Reshat Aliu (punonjës policie). Ata konsiderohen të përfshirë në sulm verbal dhe fizik (mbrëmë) ndaj: 1- Z. Besart Ahmeti, punonjës policie; gjatë konfliktit me të ndodheshin bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre. Në lidhje me rastin u int
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E MAROKUT | MINISTRI I PUNËVE PUBLIKE DHE UJIT NIZAR BARAKA: NUK DO TË HEQIM DORË NGA KEUTA DHE MELILA.
Rabat, Mbretëria e Marokut | “Maroku refuzon të heqë dorë nga pretendimet e tij territoriale mbi Keutën dhe Melilën, mes tensioneve me Spanjën për shkak të mbërritjes masive të mbi 72 mijë emigrantëve në qytetin autonom iberik në fund të korrikut”. Kështu tha ministri maroken i Punëve Publike dhe Ujit, Nizar Baraka, sekretar i përgjithshëm i partisë “Istiqlal”, i cituar nga entet mediatike iberike, përfshirë “El Confidencial”. Gjatë një tubimi partiak përpara zgjedhjeve legji
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | PARTIA E EKSTREMIT TË DJATHTË “AFD” KA MARRË 44% TË VOTAVE; 39 VENDE VENDE NË PARLAMENTIN RAJONAL.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Sipas parashikimeve zgjedhore të orëve të fundit në Saksoni-Anhalt, partia e ekstremit të djathtë “AfD” është në 44%. Partia e saj rivale “CDU”-ja në 17.4%. Partia tjetër garuese “SPD” në 9.2%. Partia e Majtë në 8.6%. Të Gjelbrit në 8.9% “BSW”-ja në 5.1%. “FDP”- ja në 2.5%. Kjo do t'i jepte “AfD”-së 39 vende në parlamentin rajonal (Landtag); nga 83 gjithsej. “CDU”-së 15. Partisë së Majtë, “SPD” dhe të Gjelbërve nga 8 vende. “BSW”-së 5
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


