FINLANDË | PRESIDENCA: PRESIDENTI ALEKSANDËR (ALEXANDER) STUBB DHE KRYEMINISTRI NORVEGJEZ JONAS GAHR STORE ZHVILLUAN BISEDË TELEFONIKE ME PRESIDENTIN VLADIMIR PUTIN.

Oct 27
1 min read
Helsinki, Finlandë | “Presidenti finlandez Aleksandër (Alexander) Stubb dhe kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store zhvilluan një bisedë telefonike me presidentin Vladimir Putin”.
Kështu kumtoi presidenca finlandeze, duke shpjeguar se qëllimi i telefonatës ishte t’i përcillte një mesazh të drejtpërdrejtë presidentit Putin në lidhje me negociatat e ardhshme.
“Telefonata lidhet me raundin e ardhshëm të bisedimeve të planifikuara për në Abu Dhabi.
Stubb dhe Store folën në cilësinë e udhëheqësve të vendeve të tyre përkatëse, dhe jo në emër të Evropës.
Diskutimi ishte i sinqertë dhe përmbajtjesor”, - u tha në njoftim.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments