top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
MBRETËRIA E MAROKUT | MINISTRI I PUNËVE PUBLIKE DHE UJIT NIZAR BARAKA: NUK DO TË HEQIM DORË NGA KEUTA DHE MELILA.
Rabat, Mbretëria e Marokut | “Maroku refuzon të heqë dorë nga pretendimet e tij territoriale mbi Keutën dhe Melilën, mes tensioneve me Spanjën për shkak të mbërritjes masive të mbi 72 mijë emigrantëve në qytetin autonom iberik në fund të korrikut”. Kështu tha ministri maroken i Punëve Publike dhe Ujit, Nizar Baraka, sekretar i përgjithshëm i partisë “Istiqlal”, i cituar nga entet mediatike iberike, përfshirë “El Confidencial”. Gjatë një tubimi partiak përpara zgjedhjeve legji
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | PARTIA E EKSTREMIT TË DJATHTË “AFD” KA MARRË 44% TË VOTAVE; 39 VENDE VENDE NË PARLAMENTIN RAJONAL.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Sipas parashikimeve zgjedhore të orëve të fundit në Saksoni-Anhalt, partia e ekstremit të djathtë “AfD” është në 44%. Partia e saj rivale “CDU”-ja në 17.4%. Partia tjetër garuese “SPD” në 9.2%. Partia e Majtë në 8.6%. Të Gjelbrit në 8.9% “BSW”-ja në 5.1%. “FDP”- ja në 2.5%. Kjo do t'i jepte “AfD”-së 39 vende në parlamentin rajonal (Landtag); nga 83 gjithsej. “CDU”-së 15. Partisë së Majtë, “SPD” dhe të Gjelbërve nga 8 vende. “BSW”-së 5
Agjencia Telegrafike Vox
VATIKAN | PAPA LEO XIV-të DO TË VIZITOJË ATDHEUN E NJËRIT PREJ ETËRVE THEMELUES TË EVROPËS.
Vatikan | Në udhëtimin e tij të radhës në Francë, Papa Leo XIV-të do të ndalet më 28 shtator në Metz, atdheun e njërit prej etërve themelues të Evropës, Robert Shumanit (Schuman). Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: SHPRESOJ QË NEGOCIATAT PËR UKRAINËN TË JAPIN FRYTE DHE TË HAPIN DIALOGUN; JAM I TRISHTUAR NGA SULMET E DHUNSHME.
Vatikan | “Me shpirt të trishtuar kam ndjekur lajmet për sulmet e dhunshme që kanë goditur së fundmi disa qytete dhe infrastrukturë civile në Ukrainë, duke rezultuar në vdekjen e njerëzve të pafajshëm”. Kështu tha Papa Leo XIV-të në Engjëll (Angelus), duke shtuar se zemra ime është për vuajtjet e njerëzve që kanë jetuar në ankth dhe frikë për vite me radhë. “Bëj një apel të ripërtërirë për t’i dhënë fund dhunës, për të ndaluar shkatërrimin, për të hapur zemrat për dialog dhe
Agjencia Telegrafike Vox
VATIKAN | PAPA LEO XIV-të: ANKESAT DHE THASHETHEMET NUK SJELLIN ASGJË; MUND TA FALIM NJËRI-TJETRIN DHE TË ZGJIDHIM KONFLIKTET.
Vatikan | “Ekzistojnë të paktën dy mënyra për të ushtruar dashuri të ndërsjellë. E para është të bëhesh i aftë për korrigjim vëllazëror. Është një art delikat dhe shumë shpesh i harruar, që kërkon sinqeritet dhe gradualitet; mënyra e dytë është të arrish një marrëveshje”. Kështu tha Papa Leo XIV-të në Engjëll (Angelus), duke komentuar Ungjillin e ditës. “Të flasësh sinqerisht (së pari ballë për ballë, pastaj nëse është e nevojshme midis dy ose tre personave, së fundmi, kur ës
Agjencia Telegrafike Vox
GRENLANDË | PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): STRATEGJIA E BASHKIMIT EVROPIAN PËR ARKTIKUN DO TË PARAQITET NË VJESHTË.
Nuuk, Grenlandë | “Dita ime e parë në Grenlandë ka mbaruar. Bukuria natyrore dhe peizazhi mahnitës që pashë nga varka sot do të mbeten me mua për një kohë të gjatë. Por e njëjta gjë vlen edhe për shenjat e dukshme të ndryshimeve klimatike në shtresën e akullit. Ndërsa akulli shkrihet, po shohim një realitet të ri të shfaqet. Rrugë të reja tregtare, rreziqe të reja sigurie, shqetësime të reja mjedisore”. Kështu tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leien (Leyen). “Bashki
Agjencia Telegrafike Vox
PRISHTINË | EDON MAXHUNI U PROCEDUA PENALISHT.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht: 1- Z. Edon Maxhuni, punonjës i Policisë. Ai konsiderohet i përfshirë në ushtrim dhune verbale dhe fizike ndaj: 1- Të shoqëruarit për intervistim policor si i përfshirë në keqtrajtim ndaj z. Besart Ahmeti, edhe ky punonjës i Policisë. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake pë
Agjencia Telegrafike Vox
PRISHTINË | BESART AHMETI U SULMUA VERBALISHT DHE FIZIKISHT.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se: 1- Z. Besart Ahmeti, punonjës i Policisë, u sulmua verbalisht dhe fizikisht. Në lidhje me rastin po zhvillohen hetimet penale paraprake. Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalish
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | 80% E VOTUESVE DOLI NË VOTIME NË SAKSONI-ANHALT; PJESËMARRJE REKORD.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet rajonale të këtij viti në Saksoni-Anhalt ishte dukshëm më e lartë se pesë vjet më parë. Sipas të dhënave të botuara nga enti mediatik “Zdf”, afërsisht 80% e atyre që kishin të drejtë vote, e hodhën votën e tyre në zgjedhjet parlamentare rajonale. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Agjencia Telegrafike Vox
UKRAINË | I DËRGUARI PRESIDENCIAL AMERIKAN STIV UITKOF (STEVE WITKOFF): RUSIA DHE UKRAINA DO TË DUHET TË BËJNË KOMPROMISE PËR T’I DHËNË FUND LUFTËS.
Kiev, Ukrainë | “Si Rusia ashtu edhe Ukraina duhet të bëjnë kompromise për t'i dhënë fund më shumë se katër viteve luftë”. Kështu tha i dërguari presidencial amerikan Stiv Uitkof (Steve Witkoff), pasi zhvilloi bisedime me presidentin Volodimir Zelenski dhe presidentin Vladimir Putin. “Do të kërkojë që të dyja palët të bëjnë kompromis dhe të ngushtojnë zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, dhe ne mendojmë se kemi përbërësit për ta arritur këtë”, - tha ai. “Është shumë e vështi
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | MINISTRI I FINANCAVE BEZALEL SMOTRIÇ (SMOTRICH): KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU DHA URDHËR PËR ÇMONTIMIN E BAZAVE TË KOLONËVE NË BREGUN PERËNDIMOR.
Jeruzalem, Izrael | “Kryeministri Benjamin Netanjahu, ka urdhëruar evakuimin e vendbanimeve të kolonëve në Bregun Perëndimor”. Kështu tha ministri i Financave Bezalel Smotriç (Smotrich). “Për aq sa di unë, Netanjahu ka dhënë udhëzime për evakuimin e disa post-poleve”, - tha ai gjatë një konference në Jeruzalem. Këto shpesh janë vendbanime që përbëhen nga disa karvanë ose struktura të parafabrikuara, të ndërtuara pa miratimin e qeverisë izraelite. Nga z. Erton Duka. © Copyrigh
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | PARTIA BASHKIMI KRISTIAN DEMOKRAT (CHRISTLICH DEMOKRATISCHE UNION DEUTSCHLANDS): NUK BASHKËPUNOJMË ME EKSTREMISTËT E KRAHUT TË DJATHTË.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ne nuk bashkëpunojmë me ekstremistët, veçanërisht me ata të së djathtës ekstreme”. Kështu tha sekretarja e përgjithshme e partisë Bashkimi Kristian Demokrat i Gjermanisë (Christlich Demokratische Union Deutschlands), Franciska Hoperman (Franziska Hoppermann), duke nënkuptuar partinë e ekstermit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (Alternative für Deutschland) - AfD- pas sondazheve të para në Saksoni-Anhalt. Nga z. Erton Duka. © Cop
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERALE E GJERMANISË | KRYETARJA E PARTISË ALTERNATIVA PËR GJERMANINË (ALTERNATIVE FÜR DEUTSCHLAND) ALIS VAJDEL (ALICE WEIDEL): ARRITJE HISTORIKE; MANDAT I QARTË PËR TË QEVERISUR.
Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | “Ky është një rezultat historik dhe sensacional. Ne kemi një mandat të qartë për të qeverisur. Do të shohim se cilat do të jenë rezultatet gjatë mbrëmjes”. Kështu tha kryetarja e subjektit politik të ekstermit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (Alternative für Deutschland) - AfD-, Alis Vajdel (Alice Weidel), për entin mediatik vendor “Ard”, duke komentuar rezultatet fillestare nga Saksonia-Anhalt. Nga z. Erton Duka. © Copyright |
Agjencia Telegrafike Vox
IZRAEL | KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: FUNDI I IRANIT ËSHTË AFËR; NËSE DO TË NA SULMONTE DO TË PËSONTE NJË GODITJE QË AS NUK MUND TA IMAGJINOJË.
Jeruzalem, Izrael | “Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu përsëriti vendosmërinë e Izraelit për të përfunduar misionin e përmbysjes së regjimit iranian, duke deklaruar se fundi i tij është afër, në një mesazh video në gjuhën hebraike të shfaqur nga zyra e tij në një aktivitet gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit”. Kështu raportoi enti mediatik vendor “The Times of Israel”, duke shtuar se nëse Irani e gjykon gabim dhe e sulmon Izraelin, ai do të pësojë një goditje që as n
Agjencia Telegrafike Vox
RRUGA “IBRAHIM RUGOVA”; PRIZREN | KLEUS MULLETI U ARRESTUA.
Rruga “Ibrahim Rugova”, Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Kleus Mulleti, me moshë 25 vjeç, qytetar i Republikës së Shqipërisë. Ai konsiderohet i përfshirë në shkleje penale të parashikuar si: 1- “Vjedhje të rëndë” (dy raste). Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezu
Agjencia Telegrafike Vox
RRUGA “FEHMI AGANI”; LIPJAN | BESMIR KURTI DHE ARIF MANQE U ARRESTUAN.
Rruga “Fehmi Agani”, Lipjan, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Besmir Kurti, me moshë 31 vjeç, qytetar i Republikës së Shqipërisë. 2- Z. Arif Manqe, me moshë 39 vjeç, qytetar i Republikës së Shqipërisë. Ata konsiderohen të përfshirë në vjedhjen e arkës së një objekti kulti (xhami). Ndaj tyre zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Vje
Agjencia Telegrafike Vox
PRISHTINË | AURON DUPLAKU U ARRESTUA.
Prishtinë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan: 1- Z. Auron Duplaku, me moshë 27 vjeç. Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal: 1- Armë zjarri. Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si: 1- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Shënim: Çdo subjekt
Agjencia Telegrafike Vox


SARANDË | U ARRESTUAN TREGTARËT E DROGËS VASIL KAÇI; FLATUN LALAJ; BLEDAR KOVAÇI; SHQEFET BEZHANI; ANDREA BABI; NAZIF REFITAJ; ELVIS DEMÇAJ; DEVIS SALIAJ; KORADO OMERI; FABJO BERHAMAJ.
Z. Altin Arapi (Demiri) i njohur me nofkën “Boraqi”. Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Arlind Osmani, me moshë 25 vjeç. 2- Z. Feliks Filja, me moshë 27 vjeç. 3- Z. Med Myftaraj, me moshë 35 vjeç. 4- Z. Klerjan Popshni, me moshë 27 vjeç. 5- Z. Redian Arizi, me moshë 33 vjeç, banues në fshatin Ksamil. 6- Z. Nikolin Rakipi, me moshë 32 vjeç. 7- Z. Altin Arapi (Demi
Agjencia Telegrafike Vox


SARANDË | U ARRESTUAN TREGTARËT E DROGËS ARLIND OSMANI; FELIKS FILJA; MED MYFTARAJ; KLERJAN POPSHNI; REDIAN ARIZI; NIKOLIN RAKIPI; ALTIN ARAPI (DEMIRI); ERJON DIDO; DHIMITËR TEROLLI.
Subjekte objekt arresti Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan: 1- Z. Arlind Osmani, me moshë 25 vjeç. 2- Z. Feliks Filja, me moshë 27 vjeç. 3- Z. Med Myftaraj, me moshë 35 vjeç. 4- Z. Klerjan Popshni, me moshë 27 vjeç. 5- Z. Redian Arizi, me moshë 33 vjeç, banues në fshatin Ksamil. 6- Z. Nikolin Rakipi, me moshë 32 vjeç. 7- Z. Altin Arapi (Demiri), me moshë 48 vjeç. 8- Z.
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | U RIPOHUA MARRËVESHJA PËR INVESTIM 550 MILIARDË $ NGA JAPONIA NË SHBA-ës.
Uashington, Amerikë | “Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pohuar qëllimin e tyre për të vazhduar bashkëpunimin e investimeve në sektorët strategjikë dhe për t'iu përmbajtur kushteve të marrëveshjes tregtare të arritur vitin e kaluar, pavarësisht ndryshimeve në politikën tarifore të presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) me kalimin e kohës”. Ministri japonez i Tregtisë dhe Industrisë, Rjosei Akazaua (Ryosei Akazawa), e bëri këtë deklaratë për gazetarët në Uashin
Agjencia Telegrafike Vox
SHBA-ës | DOKUMENTET ZBULUAN PRANINË E NJË ARSENALI TË FSHEHTË TË ARMËVE KIMIKE NGA AUTORITETET SUDANEZE.
Uashington, Amerikë | “Qeveria sudaneze dyshohet se ka ndërtuar një arsenal sekret armësh kimike, të cilin zyrtarë të lartë ushtarakë u përpoqën ta fshihnin pasi përdorën bomba klori kundër forcave rebele”. Kështu raportoi enti mediatik amerikan “Washington Post”, duke cituar video, dokumente dhe mesazhe të brendshme të shqyrtuara prej tij. Sipas materialit, programi përfshinte devijimin e furnizimeve me klor të destinuara për ujë të pijshëm, prodhimin e kokave bërthamore në
Agjencia Telegrafike Vox
JAPONI | KRYEMINISTRJA SANAE TAKAIÇI (TAKAICHI): RUSIA TË HEQË MONUMENTIN QË PËRDHOS FAMILJEN PERANDORAKE JAPONEZE.
Tokio, Japoni | “Kryeministrja Sanae Takaiçi (Takaichi) e ka quajtur monumentin që përshkruan një ushtar sovjetik duke shkatërruar stemën e krizantemës, një simbol të familjes perandorake dhe shtetit japonez, krejtësisht të papranueshëm, duke i kërkuar Moskës ta heqë statujën”. Kështu raportoi agjencia vendore e lajmeve “Kyodo News”, duke shtuar se statuja prej bronzi, u zbulua pardje, më 4 shtator, në qytetin rus Khabarovsk. “Puna nuk është konstruktive për marrëdhëniet dypa
Agjencia Telegrafike Vox
KILI | PRESIDENTI I ARGJENTINËS JAVIER MILEI: FORCAT E DJATHTA POLITIKE TË AMERIKËS LATINE DO TË DUHET ORGANIZOHEN PËR T’I BËRË BALLË INTERNACIONALES SOCIALISTE.
Santiago, Kili | Presidenti ultraliberal i Argjentinës, Javier Milei, u ka bërë thirrje forcave të krahut të djathtë të Amerikës Latine që të organizohen kundër të majtës përmes një samiti të përhershëm të krerëve të shteteve që flasin spanjisht dhe figurave kryesore nga kampet liberale dhe konservatore. “E majta është organizuar në shkallë rajonale për dhjetëvjeçarë të tërë”, - tha presidenti Milei, duke folur në një takim të Forumit të Madridit në Santiago, të organizuar ng
Agjencia Telegrafike Vox
KUBË | POPULLIN PO FILLON TA HEQI BARKU PËR SHKAK TË UJIT ME CILËSI TË KEQE; PARTIA KOMUNISTE FAJËSON IMPERIALISTËT AMERIKANË.
Havanë, Kubë | Ambasada e ShBA-ës në Kubë ka lëshuar disa paralajmërime për qytetarët e saj në lidhje me një rritje të ndjeshme të sëmundjeve diarreike. “Fenomeni i atribuohet përkeqësimit progresiv të infrastrukturës së ujit dhe energjisë elektrike”, - e thënë kjo sipas një deklarate zyrtare të botuar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X). Ky përkeqësim ndikon në furnizimin me ujë, si dhe në ruajtjen e ushqimit dhe kontrollin e temperaturës, duke shkatuar shpërthime të Esherik
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


