RRUGA “LIDHJE E PRIZRENIT”; KAMËZ | NË OBORRIN E BANESËS SË SOKOL NDREUT NDODHI SHPËRTHIM ME LËNDË PLASËSE.

Rruga “Lidhje e Prizrenit”, Kamëz, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se një shpërthim ndodhi në oborrin e banesës së:
1- Z. Sokol Ndreu, me moshë 56 vjeç.
Njoftim | Rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.
Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese, u tha ndër të tjera në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments