top of page
E BARDHË SHIRIT.png

HAITI | BANDITI UILLSON XHOZEF (WILSON JOSEPH): 4 USHTARË SALVADORIANË JANË VRARË GABIMISHT GJATË NJË SHKËMBIMI ZJARRI ME NJË BANDË KRIMINALE.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
2 hours ago
1 min read

Port O Prins (Port Au Prince), Haiti | Kreu i njërës prej bandave kriminale që kontrollojnë zonën ku thuhet se u rrëmbyen katër ushtarët salvadorianë që i përkisnin forcës shumëkombëshe të sigurisë (GSF) tha se ushtarët u vranë gabimisht gjatë përleshjeve për një mosmarrëveshje territori me një bandë kriminale tjetër.


Banditi Uillson Xhozef (Wilson Joseph), i njohur ndryshe si “Lanmo Sanjou”, që konsiderohet të jetë udhëheqësi i bandës kriminale “400 Mawozo”, e bëri këtë pretendim në një video të postuar në rrjetet shoqërore virtuale.


Ai specifikoi se ushtarët salvadorianë u kapën gjatë një ndërhyrjeje në zonën e kontrolluar nga banda kriminale “Chen Mechan” dhe u vranë gabimisht gjatë një shkëmbimi zjarri.


Vdekja e katër ushtarëve salvadorianë nuk është pohuar nga asnjë burim tjetër.


Agjencia kandeze e lajmeve Rojtërs (Reuters) raportoi se të paktën njëmijë trupa janë dërguar nga Salvadori në Haiti për të rikuperuar ushtarët e zhdukur.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page