top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
TIRANË | AGJENCIA KOMBËTARE E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT: NGA 1 TETORI KODI I E-ALBANIA VJEN NË WHATSAPP DHE NË VIBER.
Tiranë, Shqipëri | Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se kodi që qytetarët përdorin për të verifikuar identitetin në e-Albania do të dërgohet edhe në WhatsApp edhe Viber duke nisur nga 1 tetori. “Dy aplikacionet do të përdoren si kanale shtesë për kodet e autentikimit dhe të nënshkrimit elektronik, në një kohë kur mesazhet mashtruese që kërkojnë të dhëna personale mbeten një rrezik për përdoruesit e shërbimeve online”, - tha AKShI-i. Mesazhet zyrtare
Agjencia Telegrafike Vox
QYTETI I JORKUT TË RI | KRYEMINISTRI EDI RAMA: NË KOHËN KUR U BËNË PUBLIKE MASAT PROCEDURIALE PENALE NDAJ SHEFES SË SHISH-it ISHA NË GJUMË; KUR TË VIJ DO TË ZGJEDH SHEF TË RI PËR SHISH-in.
Qyteti i Jorkut të Ri, Amerikë | “Për shkak të orareve të ndryshme ky reagim nga Nju Jorku, ku jam për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, mund të duket i vonuar dhe ndjesë për këtë. Jam informuar lidhur me masën e arrestit shtëpiak që SPAK-u ka nxjerrë për drejtoren e Shërbimit Informativ të Shtetit, e pres që çdo dyshim i organit të akuzës të hetohet dhe zbardhet deri në fund përmes procesit të pavarur gjyqësor. Përtej respektit për punën dhe për personin e Vlora Hysenit, s
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | TAKIMI I 22-të I KOMITETIT PARLAMENTAR TË STABILIZIM-ASOCIIMIT BE-SHQIPËRI U ZHVILLUA SOT NË TIRANË.
Tiranë, Shqipëri | “Urime Shqipërisë për progresin e qëndrueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë mbylljen provizore në korrik të tre kapitujve të parë të negociatave. Ky është një hap i rëndësishëm, që e bën perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian edhe më konkrete, por njëkohësisht shënon nisjen e një faze më kërkuese, e cila do të kërkojë vijimin e reformave dhe një mbikëqyrje të fortë parlamentare. Në këtë drejtim, Komiteti Parlamentar i Stabiliz
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | AMBASADORJA E BASHKIMIT EVROPIAN SUFIA MUREJRA DË ZOZA (SOFIA MOREIRA DE SOUSA) ZHVILLOI TAKIM ME KRYETARIN E KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR ILIR RUSI.
Tiranë, Shqipëri | “Këshilli i Lartë Gjyqësor ka një rol kyç në qeverisjen e gjyqësorit dhe në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri. Në takimin tim të parë me Kryetarin Ilir Rusi, theksova se pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit mbeten në themel të reformës dhe janë thelbësore për një sistem drejtësie më efektiv, më të përgjegjshëm dhe që gëzon besimin e publikut. Do të vazhdojmë bashkëpunimin me KLGJ-në për konsolidimin e reformës dhe forcimin e besimit të qytetarëv
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | AMBASADORJA E BASHKIMIT EVROPIAN SUFIA MUREJRA DË ZOZA (SOFIA MOREIRA DE SOUSA) ZHVILLOI TAKIM ME DREJTUESIN E PROKURORISË SË POSAÇME KLODIAN BRAHO.
Tiranë, Shqipëri | “Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Në takimin tim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Bashkimit Evropian për një SPAK të pavarur dhe efikas. Arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: KËRKOJ TRANSPARENCË NGA SUPERMARKETET; ÇMIMET DHE PROMOCIONET TË PASQYROHEN ONLINE.
Tiranë, Shqipëri | Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar përfaqësuesve të supermarketeve dhe furnitorëve kryesorë që të bashkëpunojnë me qeverinë për vënien në funksion të “Pasqyrës së Çmimeve”, platforma digjitale që synon t’u japë qytetarëve mundësinë të krahasojnë çmimet e produkteve në pika të ndryshme shitjeje. “Unë besoj se jeni të vetëdijshëm se po fitoni më shumë se ç’mban zakoni i mirë në një bashkësi si e jona, që nuk është as Kina dhe Amerika, ku kapitalizmi agresiv k
Agjencia Telegrafike Vox
KROACI | GJENERALI AMERIKAN ALEKSUS GRINKEVIÇ (ALEXUS GRYNKEWICH) U TAKUA ME GJENERALLEJTËNANT ARBEN KINGJIN.
Zagreb, Kroaci | Gjenerali i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksus Grinkeviç (Alexus Grynkewich), Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Forcave Aleate për Europën, u takua me Gjenerallejtënant Arben Kingjin dhe drejtues të tjerë ushtarakë në konferencën e Shefave të Shtabit të Përgjithshëm të ShBA-Kartës së Adriatikut 2026, në Zadar. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox Ne të njohim me botën | www.0
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KRYEMINISTRI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA: HALL I MADH; NA KA MBETUR TIRANA PA KOKË (PUNËT E QYTETIT KASHTË E K*QE).
Tiranë, Shqipëri | “Përsëri Tirana pa kokë dhe përsëri kryetari i zgjedhur e i pagëzuar rishtaz nga vetë Kushtetuesja si i vetmi në detyrë dhe i palëvizshëm nga detyra, nuk mund të lëvizë nga qelia ku mbahet pa gjyq! Po, rregulli e do që vendimet e gjykatave të respektohen dhe unë i nështrohem gjithnjë këtij rregulli - madje as nuk i komentoj vendimet përpara formës së prerë. Por, përtej faktit që kalvari i Erion Veliajt është unikal në historinë e Europës demokratike dhe gji
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | ISH-SIGURIMI I SHTETIT KËRKON SHKRIRJEN E PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR.
Tiranë, Shqipëri | Rudimente të ish-bandës kriminale të njohur si ish-Sigurimi i Shtetit të infiltruar në subjektin politik pushtetkërkues Partia Demokratike e Shqipërisë kërkojnë shkrirjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë Klevis Balliu tha se SPAK-u duhet shkrirë, me pretendimin se po garanton vijueshmërinë e vjedhjeve të qeverisë. “Kjo është pseudo-drejtësi, pseudo-sistem. Kjo struktur
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT SKËNDER HITA: FTOJ NXËNËSIT TË DENONCOJNË ATA QË SHESIN DROGË DHE QË USHTROJNË DHUNË NËPËR SHKOLLA.
Tiranë, Shqipëri | “Të dashur nxënës, Mos heshtni përballë një rreziku. Nëse shihni apo përballeni me një rast dhune, shpërndarjeje të narkotikëve, kërcënimesh, bullizmi, përfshirjes së bashkëmoshatarëve në veprimtari kundërligjshme apo çdo situatë tjetër që ju shqetëson, njoftoni mësuesin, prindin, oficerin e sigurisë dhe Policinë e Shtetit. Mos nguroni të flisni me prindërit, me psikologët, punonjësit socialë, mësuesit dhe me punonjësit e Policisë. Ndërhyrja në kohë për të
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA PARAQITI PROGRAMIN E RI PËR STREHIMIN SOCIAL; DO PËRDOREN OBJEKTET QË U JANË KONFISKUAR BANDAVE KRIMINALE.
Tiranë, Shqipëri | Kryeministri Edi Rama paraqiti për publikun programin e ri për strehimin; ku njoftoi ndryshime në mënyrën e trajtimit të banesave sociale dhe grupeve në nevojë. “Do kalojë në konsultim publik dhe më pas në parlament për të ndryshuar qasjen ndaj kësaj teme kaq të rëndësishme dhe gjithmonë dhe më të mprehtë. Rilindja 2.0 është një vizion i ngritur në një nivel tjetër në një sërë aspektesh dhe strehimin e ka aspektin e vet thelbësor. Janë 6 programe të reja, t
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ: EFEKTIVËT E FORCAVE TË ARMATOSURA DHE TË GJITHË ATA QË PO LUFTOJNË ME FLAKËT MERITOJNË MIRËNJOHJEN TONË.
Tiranë, Shqipëri | “Në këto ditë me temperatura të larta, kur shumë zjarre kanë rënë në disa zona të vendit, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë ata që po luftojnë me flakët meritojnë mirënjohjen tonë. Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ata po mbrojnë jetën, familjet, banesat dhe pasuritë tona. Respekt për çdo zjarrfikës dhe efektiv që po përballet me rrezikun në vijën e parë. Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas l
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


