TIRANË | AMBASADORJA E BASHKIMIT EVROPIAN SUFIA MUREJRA DË ZOZA (SOFIA MOREIRA DE SOUSA) ZHVILLOI TAKIM ME KRYETARIN E KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR ILIR RUSI.


Tiranë, Shqipëri | “Këshilli i Lartë Gjyqësor ka një rol kyç në qeverisjen e gjyqësorit dhe në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.
Në takimin tim të parë me Kryetarin Ilir Rusi, theksova se pavarësia dhe efikasiteti i gjyqësorit mbeten në themel të reformës dhe janë thelbësore për një sistem drejtësie më efektiv, më të përgjegjshëm dhe që gëzon besimin e publikut.
Do të vazhdojmë bashkëpunimin me KLGJ-në për konsolidimin e reformës dhe forcimin e besimit të qytetarëve te drejtësia”.
Kështu u tha në faqen e Pranisë së Bashkimit Evropian në Shqipëri (European Union in Albania) në rrjetin shoqëror virtual “Facebook” në lidhje me takimin e mbajtur mes ambasadores së Bashkimit Evropian Sufia Murejra dë Zoza (Sofia Moreira de Sousa) dhe kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

















Comments