top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | AGJENCIA KOMBËTARE E SHOQËRISË SË INFORMACIONIT: NGA 1 TETORI KODI I E-ALBANIA VJEN NË WHATSAPP DHE NË VIBER.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
35 minutes ago
1 min read

Tiranë, Shqipëri | Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit bën me dije se kodi që qytetarët përdorin për të verifikuar identitetin në e-Albania do të dërgohet edhe në WhatsApp dhe Viber duke nisur nga 1 tetori.


Dy aplikacionet do të përdoren si kanale shtesë për kodet e autentikimit dhe të nënshkrimit elektronik, në një kohë kur mesazhet mashtruese që kërkojnë të dhëna personale mbeten një rrezik për përdoruesit e shërbimeve online”, - tha AKShI-i.


Mesazhet zyrtare të dërguara përmes Viber dhe WhatsApp do të përmbajnë vetëm kodin e nevojshëm për autentikim ose nënshkrim elektronik.


Ato nuk do të kërkojnë të dhëna personale apo informacione sensitive dhe nuk do t’u kërkojnë përdoruesve të klikojnë në linke apo të kryejnë veprime të tjera.


Përdoruesit këshillohen të tregojnë kujdes ndaj çdo mesazhi që kërkon informacione shtesë apo ndërveprime të tjera dhe të mos e ndajnë kodin e autentikimit me persona të tjerë.


Çdo mesazh që kërkon informacione shtesë ose ndarjen e kodit me një person tjetër duhet trajtuar me kujdes si një mashtrim.


Kodi është personal dhe duhet përdorur vetëm për veprimin për të cilin është gjeneruar.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page