top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
TIRANË | FJALA E PLOTË E KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË EDI RAMA E MBAJTUR NË MBLEDHJEN E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARTISË SOCIALISTE.
Tiranë, Shqipëri | I nderuar Grup Parlamentar i Partisë Socialiste dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, Prej 20 ditësh Shqipëria u kthye në syrin e një cikloni digjital, një vorbull shumëfish më e madhe sesa vetë përmasa e vendit tonë, e cila përfshiu bashkëqytetarët tanë, të reja, të rinj, familjarë me karroca fëmijësh, patriotë digjitalë, punonjës të mirëpaguar bankash, komediantë të kthyer në kandidatë, delirantë me qeleshe, intelektualë me kapele republike, njerëz nga çd
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME FERIT HOXHA: ANËTARËSIMI NË BASHKIMIN EVROPIAN ËSHTË PRIORITET KOMBËTAR.
Tiranë, Shqipëri | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi sot një konferencë për shtyp me gazetarë nga vendet e Bashkimit Evropian, ku paraqiti ecurinë e procesit të integrimit të Shqipërisë dhe angazhimin e institucioneve shqiptare për realizimin e objektivit kombëtar të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. “Ne jemi me fat që pavarësisht e çfarë ka ndodhur në të shkuarën se sado i ngadaltë apo i gjatë ka qenë procesi jemi të lumtur që të shohim se pro
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: KUNDËRSHTIMI NDAJ PROJEKTIT TË ZVËRNECIT PO USHQEHET NGA PROFILE TË RREME DHE NGA RRËFIMTARI ANTI-SEMITE.
Tiranë, Shqipëri | “Ekziston një narrativë (rrëfimtari, red) sipas së cilës bëhet fjalë për një marrëveshje të fshehtë mes meje dhe Bibi Netanjahut, përmes Xherëd Kashnërit (Jared Kushner), për të sjellë palestinezë në atë zonë. Kjo është një fantazi e pastër. Ne kemi një histori shumë krenare të shpëtimit të hebrenjve dhe nuk kemi pasur kurrë ndjenja antisemitizmi. Myslimanët shqiptarë janë jashtëzakonisht tolerantë. Ka shumë botë, shumë profile të rreme dhe shumë sulme që v
Agjencia Telegrafike Vox


TIVAT | KRYEMINSITRI EDI RAMA: PAS PROTESTAVE PËR ZVËRNECIN FSHIHET IRANI; KEMI LUFTË HIBRIDE NGA IRANI.
Tivat, Mali i Zi | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama tha se pas protestave për investimin e Zvërnecit qëndron Irani. “Protestat nuk lidhen me shqetësime mjedisore, por përbëjnë luftë hibride”, tha Kryeministri Rama, gjatë një prononcimi në Tivat, ku po merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor. “Duhet të jemi të gjithë në tryezën e rrumbullakët si sot, por secili duhet të bëjë detyrën e tij. Atje nuk është çështje mjedisore, është lufte hibride. Pas protestë
Agjencia Telegrafike Vox
TIVAT | KRYEMINSITRI EDI RAMA: KA TRE GJËRA QË NUK MUND T'I PARASHIKOSH; ZOTIN + SEKSIN + BASHKIMIN EVROPIAN.
Tivat, Mali i Zi | “Ka tre gjëra që nuk mund t’i parashikosh; Zotin, seksin dhe Bashkimin Evropian”. Kështu tha Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për entet mediatike ndërkombëtare dhe kombëtare. “Nëse doni t'i dërgoni një mesazh të fortë botës, tani është koha. Jemi të gjithë rreth të njëjtës tryezë dhe të gjithë duhet të kemi një status të veçantë. Nuk është tepër vonë, por nuk është e mjaftueshme”, tha Kryeministri Rama. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Teleg
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ PRITI NË TAKIM PRESIDENTIN E KËSHILLIT EVROPIAN ANTONIO KOSTA (COSTA).
Tiranë, Shqipëri | Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Kosta (Costa). Gjatë këtij takimi mes tyre u vlerësua progresi i spikatur i Shqipërisë në procesin e negociatave, përfshirë mbajtjen e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare BE-Shqipëri, e cila pohoi përmbushjen e kritereve ndërmjetëse për Grupkapitullin 1 “Themeloret”. “Reforma në drejtësi, forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit dhe
Agjencia Telegrafike Vox
ESTONI | KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NIKO PELESHI PËR VIZITË ZYRTARE NË ESTONI.
Talin, Estoni | Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, është për vizitë zyrtare në Estoni. Kryetari Peleshi u prit në takime nga: 1- Presidenti i Republikës së Estonisë, Alar Karis. 2- Presidenti i Parlamentit, Lauri Hussar. Kjo është ndalesa e parë e turit të diplomacisë parlamentare në vendet baltike. Në të dyja takimet mes Palëve u pohuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Estonisë, të mbështetura në vlera të përbashkëta demokratike, orien
Agjencia Telegrafike Vox
MBRETËRIA E BELGJIKËS | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FERIT HOXHA ZHVILLOI TAKIM ME KRYETAREN E KOMISIONIT TË PUNËVE TË JASHTME TË DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE.
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi në Bruksel një takim me Kryetaren e Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, të Mbretërisë së Belgjikës, Els Van Hoof. “Përcolla vlerësimin e sinqertë të Shqipërisë për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe, në veçanti, për procesin tonë të anëtarësimit në Bashimin Evropian, si dhe për bashkëpun
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | FJALA E PLOTË E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT SKËNDER HITA NË LIDHJE ME NGJARJEN NË FSHATIN ZVËRNEC.
Tiranë, Shqipëri | Në zbatim të mënyrës së re të komunikimit me median dhe publikun, sikundër e kemi bërë me dije, që unë si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, por edhe të gjithë drejtuesit e drejtorive vendore dhe strukturave të tjera policore, duhet të komunikojmë çdo muaj nëpërmjet konferencave për shtyp me median dhe publikun, sot kam zgjedhur të jem në Vlorë, për të komunikuar nëpërmjet jush, drejtpërdrejt me qytetarët dhe me opinionin publik, mbi situatën e k
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: URREJTJA PËR HEBRENJTË MANIFESTOHET NGA ATA QË S’KANË AS DIN E AS IMAN; DONI TË VAZHDONI QEVERISJEN ME MUA APO ME NEOMARKSISTËT?
Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë pati një takim të shkurtër me ente të ndyshme mediatike pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “I duroj të gjitha ato që më thonë perversët, që për fat të keq kanë rënë të jenë kundërshtarët e mi. I duroj jo sepse i pranoj, por sepse kam duruar dhunë mbi kockat e tim eti, mbi fytyrën e gruas sime dhe mbi fëmijët e mi. I duroj sepse mendoj që jam këtu për ju dhe me ju. Nëse edhe ju mendoni si ata, m
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: E MIRËKUPTOJ REAGIMIN SHOQËROR PËR VEPRIMET E TMERRSHME TË PUNONJËSVE TË SHOQËRIVE PRIVATE TË SIGURIMIT NDAJ PROTESTUESVE.
Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë pati një takim të shkurtër me ente të ndyshme mediatike pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “Ju kuptoj shumë mirë. Ju siguroj madje që në vendin tuaj, edhe unë do revoltohesha dhe do rreshtohesha kundër qeverisë. Sepse do më dukej e tmerrshme që disa roje private sigurie, në sytë e policisë së shtetit tim, pas një gardhi me tela me gjemba të ulërinin si kafshë dhe të merrnin nga jashtë brenda nj
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: MOS U BESONI MYSLIMANËVE TË RREMË QË SHPIFIN NATË E DITË; NUK KANË AS ALLAH E AS KURAN.
Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë pati një takim të shkurtër me ente të ndyshme mediatike pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste. “Thënë këto dhe ndjesë nëse jam shumë i drejtpërdrejtë dhe mbase edhe emocional por kjo është ndjesia ime. Këto janë ditë të habitshme, që për herë të parë më kanë bërë të mendoj që edhe t’ju përulem thellë për nderin e madh që më keni bërë dhe t’ju kërkoj ndjese për të ikur në katund dhe për tju lënë në
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


