top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BAJRAM BEGAJ: EFEKTIVËT E FORCAVE TË ARMATOSURA DHE TË GJITHË ATA QË PO LUFTOJNË ME FLAKËT MERITOJNË MIRËNJOHJEN TONË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 20 hours ago
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Në këto ditë me temperatura të larta, kur shumë zjarre kanë rënë në disa zona të vendit, zjarrfikësit, efektivët e Forcave të Armatosura dhe të gjithë ata që po luftojnë me flakët meritojnë mirënjohjen tonë.


Me guxim, përkushtim dhe sakrificë, ata po mbrojnë jetën, familjet, banesat dhe pasuritë tona.


Respekt për çdo zjarrfikës dhe efektiv që po përballet me rrezikun në vijën e parë.


Keqbërësit që i vënë flakën vendit duhet të ndëshkohen ashpër dhe sipas ligjit.


Përballë kësaj situate, secili prej nesh ka një detyrë: të jemi të kujdesshëm, të respektojmë udhëzimet e autoriteteve, të mos rrezikojmë jetën dhe të bëjmë pjesën tonë për të mbrojtur komunitetin, pronën dhe natyrën.


Sot, Shqipëria ka nevojë për solidaritetin dhe përgjegjësinë e të gjithëve”.


Kështu shkroi presidenti Bajram Begaj në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page