TIRANË | DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT SKËNDER HITA: FTOJ NXËNËSIT TË DENONCOJNË ATA QË SHESIN DROGË DHE QË USHTROJNË DHUNË NËPËR SHKOLLA.

Tiranë, Shqipëri | “Të dashur nxënës,
Mos heshtni përballë një rreziku.
Nëse shihni apo përballeni me një rast dhune, shpërndarjeje të narkotikëve, kërcënimesh, bullizmi, përfshirjes së bashkëmoshatarëve në veprimtari kundërligjshme apo çdo situatë tjetër që ju shqetëson, njoftoni mësuesin, prindin, oficerin e sigurisë dhe Policinë e Shtetit.
Mos nguroni të flisni me prindërit, me psikologët, punonjësit socialë, mësuesit dhe me punonjësit e Policisë.
Ndërhyrja në kohë për të trajtuar çdo problematikë apo shqetësim mund të parandalojë një ngjarje më të rëndë.
Policia e Shtetit dhe gjithë hallkat e zinxhirit të sigurisë do të jenë pranë jush dhe do të reagojnë me vendosmëri dhe profesionalizëm, që ju të ndiheni të qetë e të sigurt në rrugën e dijes.
Ky është angazhimi ynë, shkolla të sigurta, për të ardhmen e vendit tonë!”.
Kështu tha drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor, Skënder Hita, në një deklaratë të botuar në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”, në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments