TIRANË | TAKIMI I 22-të I KOMITETIT PARLAMENTAR TË STABILIZIM-ASOCIIMIT BE-SHQIPËRI U ZHVILLUA SOT NË TIRANË.


Tiranë, Shqipëri | “Urime Shqipërisë për progresin e qëndrueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian, përfshirë mbylljen provizore në korrik të tre kapitujve të parë të negociatave.
Ky është një hap i rëndësishëm, që e bën perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian edhe më konkrete, por njëkohësisht shënon nisjen e një faze më kërkuese, e cila do të kërkojë vijimin e reformave dhe një mbikëqyrje të fortë parlamentare.
Në këtë drejtim, Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit ka një rol të veçantë, duke sjellë së bashku Parlamentin Shqiptar dhe Parlamentin Evropian për të shkëmbyer pikëpamje dhe përvoja, si dhe për të mbështetur Kuvendin e Shqipërisë.
Bashkimi Evropian mbetet plotësisht i angazhuar për të mbështetur Shqipërinë në këtë proces”.
Kështu tha ambasadorja e Bashkimit Evropian Sufia Murejra dë Zoza (Sofia Moreira de Sousa), në një postim në faqen e Pranisë së Bashkimit Evropian në Shqipëri (European Union in Albania) në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

















Comments