TIRANË | AMBASADORJA E BASHKIMIT EVROPIAN SUFIA MUREJRA DË ZOZA (SOFIA MOREIRA DE SOUSA) ZHVILLOI TAKIM ME DREJTUESIN E PROKURORISË SË POSAÇME KLODIAN BRAHO.


Tiranë, Shqipëri | “Puna e SPAK-ut kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të nivelit të lartë është thelbësore për forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Në takimin tim të parë me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme, Klodian Braho, rikonfirmova mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Bashkimit Evropian për një SPAK të pavarur dhe efikas.
Arritja e mëtejshme e rezultateve konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një element kyç i përparimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”.
Kështu u tha në faqen e Pranisë së Bashkimit Evropian në Shqipëri (European Union in Albania) në rrjetin shoqëror virtual “Facebook”, në lidhje me takimin e mbajtur mes ambasadores së Bashkimit Evropian Sufia Murejra dë Zoza (Sofia Moreira de Sousa) dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Klodian Braho.

Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
















Comments