top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


TIRANË | MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERMAL NUFI PRITI NË TAKIM USHTARAKUN AMERIKAN (GJENERAL BRIGADE) KRIS MEKKINEI (CHRIS MCKINNEY).
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi priti në një takim gjeneral brigade Kris MekKinei (Chris McKinney) nga U.S. European Command, në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënantit Arben Kingji dhe drejtuesve të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Gjatë takimit, palët diskutuan mbi çështje të sigurisë rajonale, rritjen e shpenzimeve në mbrojtje, si dhe rëndësinë strategjike të lëvizshmërisë ushtarake përmes
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | DREJTORI I PËRGJITHSHËM I POLICISË SË SHTETIT SKËNDER HITA ZHVILLOI TAKIM PUNE ME DREJTORIN E PËRGJITHSHËM TË AUTORITETIT RRUGOR SHQIPTAR AMI KOZELI NË FUNKSION TË SIGURISË NË AKSET RRUGORE.
Tiranë, Shqipëri | Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli. Në takim morën pjesë edhe grupet e përbashkëta të punës, me qëllim nisjen e punës për marrjen e masave për lirimin e brezit të sigurisë në akset rrugore, duke qenë se javën e ardhshme do të nisë aksioni për lirimin e hapësirave në anë të rr
Agjencia Telegrafike Vox


RRAJCË | ARTIZANET E KOSTUMEVE POPULLORE SHPRESA BALLSHKASHI DHE GËZIME RIRA APELUAN QË BREZI I RI TË TRASHËGOJË MJESHTËRINË E PRODHIMIT TË TYRE.
Fshati Rrajcë, Përrenjas, Shqipëri | Veshjet popullore të Rrajcës, rrezikojnë zhdukjen, pasi të rinjtë nuk kanë interes për ta vazhduar traditën. Znj. Shpresa Ballshkashi dhe znj. Gëzime Rira, janë 2 nga 5 gratë e zonës së Rrajcës në Prrenjas, që vazhdojnë zanatin e prodhimit të kostumeve tradicionale. Prej dhjetëvjeçarësh ato punojnë me pasion edhe pse së bërja e një kostumi kërkon muaj të tërë punë. “ Do të paktën 10 ditë punë. Por ka shumë pjesë që kërkojnë kohën e vetë. 3
Agjencia Telegrafike Vox
DURRËS | KRYEMINISTRI EDI RAMA: PROGRAM I RI FINANCIMI ME INTERESA MË TË ULËTA BANKARE PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE.
Durrës, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama zhvilloi vizitë në një kompleks industrial në Durrës, ku operojnë disa subjekte tregtare të ndërthurura në transport, riciklim dhe përpunim industrial. “ Do ta bëjmë shumë më të lehtë kreditimin, me një tavan deri në 2 milionë euro për çdo ndërmarrje që ka një plan për t’u rritur ”, tha Kryeministri Rama - duke shtuar se shteti do të shërbejë si garant për investimet e bizneseve. Kryeministri Rama tha se kjo
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME BESFORT LAMALLARI PRITI NË TAKIM NJË DELEGACION TË NIVELIT TË LARTË NGA REPUBLIKA E POLONISË TË KRYESUAR NGA NËNKOLONELI TOMAS KZIZ (LT. COL. TOMASZ CZYŻ).
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Punëve të Brendshme, i Republikës së Shqipërisë, Besfort Lamallari, priti në takim një delegacion të nivelit të lartë nga Republika e Polonisë, të kryesuar nga Nënkoloneli Tomas Kziz (Lt. Col. Tomasz Czyż). Gjatë takimit Ministri Lamallari dhe Nënkoloneli Kzizi (Czyż) diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencave civile. “ Shkëmbimi i eksperiencave dhe investimi në rritjen e kapaciteteve profesionale ja
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA NJOFTOI SE DO TË MBAHET “SAMITI I MËRGATËS”.
Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama shfaqi një video mirëseardhjeje për Samitin e Mërgatës, ku spikasnin figurat më të shquara të kombit shqiptar që nga, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), tek Ismail Qemali dhe Nëna Terezë. Videoja nis me Gjon Buzukun, i konsideruar si hartuesi i librit të parë në gjuhën shqipe; videoja u krijua me Inteligjencë Artificiale. Videomesazhi për Samitin e Mërgatës “ Përmes Rrënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar Forcohemi ”,
Agjencia Telegrafike Vox


PRANVERA SKANA U PARAQIT BOTËRISHT SI ZV/MINISTRE E RE E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË.
Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, paraqiti znj. Pranvera Skana si Zv/Ministre të re të Mbrojtjes. “ Me përvojën dhe angazhimin e saj të mëparshëm në misionin tonë në Londër, Pranvera pritet të luajë një rol të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve të institucioneve tona, në përballimin e sfidave dhe në fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve dhe mekanizmave të emergjencave civile ”, tha Ministri Nufi. Nga z. Erton Duka. © C
Agjencia Telegrafike Vox


SHKUP | | AVOKATI I POPULLIT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ENDRIT SHABANI: GARANTIMI I GJUHËS SHQIPE ËSHTË E DREJTË KUSHTETUESE.
Shkup, Maqedonia e Veriut | Avokati i Popullit, i Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me homologun e tij të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, zhvilluan një takim zyrtar në Shkup, me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Faton Selami. Ata diskutuan mbi protestat e studentëve shqiptarë dhe garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe në arsimin e lartë. Me statusin e Avokatit të Popullit dhe Presidentit të Organizatës së Avokatëve të Mesdheut
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | POLICIA E SHTETIT BËN APEL PËR TË MOS RËNË VIKTIMA TË SMS-ve MASHTRUESE ME PAKETA POSTARE.
Tiranë, Shqipëri | Policia e Shtetit njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike informon qytetarët për qarkullimin e mesazheve SMS mashtruese, të cilat, paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave. Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linqe) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët, me qëllim, si: 1- Përvetësimin e të dhënave personale. 2- Vjedhjen e të dhënave bankare. 3- Qasjen (aksesin) e paautorizuar në llog
Agjencia Telegrafike Vox
TIRANË | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FERIT HOXHA: PËRDORIMI I GJUHËS AMTARE NGA STUDENTËT NË MAQEDONINË E VERIUT ËSHTË E DREJTË THEMELORE.
Tiranë, Shqipëri | “ E kam ndjekur me vëmendjen më të madhe shqetësimin e shprehur dhe kërkesën e drejtë dhe legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit në gjuhën shqipe. Kjo është një çështje që kërkon trajtim të matur dhe të përgjegjshëm, larg çdo përpjekjeje për politizim. Ajo duhet adresuar me seriozitet institucional dhe në frymën e respektimit të të drejtave themelore. Studentët meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën de
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | UNIVERSITETI I TIRANËS MBËSHTET STUDENTËT SHQIPTARË NË MAQEDONINË E VERIUT PËR TË DREJTËN PËR PËRDORIMIN E GJUHËS SHQIPE NË PROCESET ARSIMORE DHE PROFESIONALE.
Tiranë, Shqipëri | Universiteti i Tiranës ka shprehur mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët, po kërkojnë të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset arsimore dhe profesionale. Deklaratë | Universiteti i Tiranës shpreh mbështetjen e plotë për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë realizimin e një të drejte themelore: përdorimin e gjuhës së tyre amtare në proceset arsimore dhe profesionale. E drejta pë
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË; KISHA E SHËN PALIT | KRYEPESHKOPI I KISHËS KATOLIKE ARJAN DODAJ: BËHU TI NDRYSHIMI QË DO TË SHOHËSH NË SHQIPËRI.
Kryepeshkopi Arjan Dodaj Katedralja e Shën Palit, Tiranë, Shqipëri | Në vigjilje të Pashkës katolike, Kryepeshkopi Arjan Dodaj, përcolli një mesazh për besimtarët dhe shqiptarët. “ Miq të dashur, Pashkët na çlirojnë pikërisht nga kjo logjikë. Ashtu sikur Krishti nuk mbeti në varr por hapi një rrugë të re përtej vdekjes, edhe për ne nuk ka situata pa shpresë. Drita e Zotit na fton të besojmë se ndryshimi është i mundur dhe fillon para së gjithash nga zemra e njeriut sot, nga z
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


