top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DURRËS | KRYEMINISTRI EDI RAMA: PROGRAM I RI FINANCIMI ME INTERESA MË TË ULËTA BANKARE PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 4 days ago
  • 1 min read

Durrës, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama zhvilloi vizitë në një kompleks industrial në Durrës, ku operojnë disa subjekte tregtare të ndërthurura në transport, riciklim dhe përpunim industrial.


Do ta bëjmë shumë më të lehtë kreditimin, me një tavan deri në 2 milionë euro për çdo ndërmarrje që ka një plan për t’u rritur”, tha Kryeministri Rama - duke shtuar se shteti do të shërbejë si garant për investimet e bizneseve.


Kryeministri Rama tha se kjo nismë synon të mbështesë sipërmarrësit që kanë ide të qarta zhvillimi, por që u mungojnë kapacitetet financiare për realizimin e investimeve.


Ai shtoi më tej se programi do të shoqërohet me vendosjen e kritereve të pagave sipas natyrës së biznesit dhe do të zbatohet në bashkëpunim me bankat, duke krijuar një platformë të qëndrueshme mbështetjeje për rritjen dhe forcimin e ndërmarrjeve në vend.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page