TIRANË | MINISTRI I MBROJTJES I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ERMAL NUFI PRITI NË TAKIM USHTARAKUN AMERIKAN (GJENERAL BRIGADE) KRIS MEKKINEI (CHRIS MCKINNEY).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 18 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Mbrojtjes, i Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi priti në një takim gjeneral brigade Kris MekKinei (Chris McKinney) nga U.S. European Command, në prani të shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjenerallejtënantit Arben Kingji dhe drejtuesve të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Gjatë takimit, palët diskutuan mbi çështje të sigurisë rajonale, rritjen e shpenzimeve në mbrojtje, si dhe rëndësinë strategjike të lëvizshmërisë ushtarake përmes Korridorit VIII-të Paneuropian.
Në fokus të bisedës ishte edhe progresi i Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes kibernetike, si pjesë e përpjekjeve për rritjen e qëndrueshmërisë ndaj kërcënimeve moderne.
Takimi rikonfirmoi angazhimin e përbashkët për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve dhe rritjen e gatishmërisë për përballimin e sfidave të sigurisë në rajon dhe më gjerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

















Comments