top of page
E BARDHË SHIRIT.png

SHKUP | | AVOKATI I POPULLIT I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ENDRIT SHABANI: GARANTIMI I GJUHËS SHQIPE ËSHTË E DREJTË KUSHTETUESE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Shkup, Maqedonia e Veriut | Avokati i Popullit, i Republikës së Shqipërisë, Endrit Shabani, së bashku me homologun e tij të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, zhvilluan një takim zyrtar në Shkup, me Avokatin e Popullit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Faton Selami.


Ata diskutuan mbi protestat e studentëve shqiptarë dhe garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe në arsimin e lartë.


Me statusin e Avokatit të Popullit dhe Presidentit të Organizatës së Avokatëve të Mesdheut (AOM), z. Shabani apeloi që kërkesat e studentëve të mos trajtohen si një problematikë rutinë administrative.


Njohja e gjuhës është respektim i ekzistencës dhe i së drejtës për t’u përfaqësuar në hapësirë publike.


Procedurat administrative dhe vullnetet politike të momenteve nuk mund të mbivendosen mbi të drejtat e fituara dhe të ushtruara prej vitesh.


Garantimi i kësaj të drejte është test për stabilitetin rajonal dhe kusht themelor për integrimin europian të shoqërive tona”, tha Avokati i Popullit Shabani.


Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Faton Selami, njoftoi se institucioni që ai drejton ka nisur një hetim dhe e ka ngritur çështjen pranë instancave më të larta shtetërore.


Ai tha ishte optimist për një zgjidhje që do t’u mundësojë studentëve shqiptarë dhënien e provimeve në gjuhën amtare.


Në përfundim të takimit trepalësh, ata u angazhuan për bashkëpunim të ngushtë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rajon, duke e vendosur këtë si pjesë të pandashme të vlerave europiane.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page