top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


TIRANË | FJALA E DREJTORIT TË RI TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DREJTUES MADHOR SKËNDER HITA.
Tiranë, Shqipëri | E nderuar Zëvendëskryeministre, znj. Koçiu, I nderuar Ministër i Punëve të Brendshme, z. Llamallari, I nderuar Kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes z. Bledar Çuçi. Të nderuar oficerë ndërlidhës të policive partnere, Të nderuar përfaqësues të mediave, Të nderuar kolegë, Të dashur qytetarë, Sot është dita më e rëndësishme e karrierës sime në Policinë e Shtetit. Pas një rrugëtimi 25-vjeçar me uniformën blu, me dëshirën për
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | AKADEMIKU ARTAN FUGA: JEMI NË RRETH VICIOZ; PROCESI I INTEGRIMIT KA NGECUR; KORRUPSIONI ËSHTË ULUR KËMBËKRYQ NË INSTITUCIONE.
Prof. Dr. Artan Fuga, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë. Tiranë, Shqipëri | “ Unë mendoj që jemi në një çark. Në raport me integrimin, jemi futur në një situatë ku ka një lloj ngecje, është çështje që ka të bëjë me strategjinë konceptuale. E dyta, shikojmë valë pafund të korrupsionit dhe kemi me dhjetëra çështje, dosje ku përmenden dhjetëra njerëz, dhjetëra bashki, dhe nga ana tjetër ti mendon që a është e mundur që një shoqëri të pastrohet nëpërmjet
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | AMBASADA E MBRETËRISË SË HOLANDËS: MBËSHTESIM DËSHIRËN E POPULLIT SHQIPTAR PËR INTEGRIM NË BASHKIMIN EVROPIAN POR PARAPRAKISHT DUHET LUFTUAR KRIMI QEVERITAR I NIVELEVE TË LARTA.
Tiranë, Shqipëri | Ambasada e Mbretërisë së Holandës, e akredituar në territorin e Republikës së Shqipërisë, njoftoi Popullin shqiptar se mbështet integrimin e tij në Bashkimin Evropian, por, si kusht thelbësor dhe i domosdoshëm, është lufta institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner, që është infiltruar në kupolën drejtuese të shtetit shqiptar; e cila, do të duhet të kryet nga autoritetet e Drejtësisë së Posaçme Penale pa ndërhyje dhe pa presione politike nga askush. L
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | AMBASADA E REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË: MBËSHTESIM DËSHIRËN E POPULLIT SHQIPTAR PËR INTEGRIM NË BASHKIMIN EVROPIAN POR PARAPRAKISHT DUHET LUFTUAR KRIMI QEVERITAR I NIVELEVE TË LARTA.
Tiranë, Shqipëri | Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë, e akredituar në territorin e Republikës së Shqipërisë, njoftoi Popullin shqiptar se mbështet integrimin e tij në Bashkimin Evropian, por, si kusht thelbësor dhe i domosdoshëm, është lufta institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner, që është infiltruar në kupolën drejtuese të shtetit shqiptar; e cila, do të duhet të kryet nga autoritetet e Drejtësisë së Posaçme Penale pa ndërhyje dhe pa presione politike ng
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË “FUTI NËN SQETULL” DEPUTETEN BELINDA BALLUKU DUKE HEDHUR POSHTË KËRKESËN PROCEDURIALE PENALE TË PROKURORISË SË POSAÇME PËR ARRESTIMIN E SAJ.
Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrpsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) kërkoi në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë autorizim për arrestimin e deputetes Belinda Balluku. Kërkesa proceduriale penale e Prokurorisë së Posaçme qëndroi në zyrat e Kuvendit rreth 3 muaj, deri në seancën e sotme, ku Partia Socialiste e Shqipërisë vendosi që t'a hidhte poshtë. Kundër kërkesës proceduriale penale, me votim të hapur elektronik, votuan 82 deputetë; pro kërkesës votua
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT BLLOKOI 328.7 KG DJATHË DHIE NGA BAXHOJA “BONUM”; PO E USHQEJNË POPULLIN ME MBETURINA EDHE PSE POPULLI E PAGUAN 1 KILE DJATHË SA FRËNGU PULËN.
Tiranë, Shqipëri | Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi: 1- Treqind e njëzet e tetë pikë shtatë (328.7) kilogramë djathë dhie nga baxhoja “ Bonum ”, në Tiranë. Gjatë inspektimeve të kryera nga Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar, dega Tiranë, janë konstatuar problematika me sigurinë ushqimore në subjektin e biznesit, “ Bonom ”. Kontrollet e ushtruara në subjektin “ Bonom ” me veprimtari “ Përpunim qumështi-Baxho ”, vlerësuan se produktet ishin vendosur në kushte
Agjencia Telegrafike Vox


FSHATI YZBERISHT; TIRANË | AUTORITETI KOMBËTAR I USHQIMIT BLLOKOI 738 KG FILETO DHE GJOKS PULE TË KOMPANISË “KMY” (KOMBINATI I MISHIT YZBERISHT); PO E USHQEJNË POPULLIN ME MBETURINA.
Tiranë, Shqipëri | Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) bllokoi: 1- Shtatëqind e tridhjetë e tetë (738) kg fileto dhe gjoks pule të kompanisë “ KMY ” (Kombinati i Mishit Yzberisht). Gjatë inspektimeve të kryera nga Drejtoria rajonale e Autoritetit Kombëtar, dega Tiranë, janë konstatuar problematika me sigurinë ushqimore subjektin e biznesit, “ KMY ”. Në subjektin “ KMY ” me aktivitet përpunim mishi, u konstatua një ambient ndihmës me kushte higjienosanitare të papërshtatshme.
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | BANORËT E FSHATIT RRJOLL GODITËN ME VEZË NDËRTESËN E PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK); KËRKOJNË PROCEDIM PENAL NDAJ OLIGARKUT BASHKIM ULAJ.
Tiranë, Shqipëri | Banorët e fshatit Rrjoll goditën me vezë ndërtesën e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në shenjë revolte, për shkak se, sipas tyre, ajo nuk po kryen detyrat e ngarkuara nga ligji organik që normon veprimtarinë e saj. Banorët protestojnë kundër pushtimit të tokave të tyre stërgjyshore nga oligarku Bashkim Ulaj, për të cilin, kërkojnë që të bëhet objekt procedurash penale, me qëllim hetimin, gjykimin dhe dënimin e tij
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | MIKU IM ISH-DEPUTETI KOÇI TAHIRI VDIQ; DREJTOI SHOQATËN “BESËLIDHJA GORARE”; MBANTE TITULLIN “PISHTAR I DEMOKRACISË” DHE “KRENARIA E BASHKISË MALIQ”.
Tiranë, Shqipëri | Ish-deputeti Koçi Tahiri vdiq; ai ishte 77 vjeç; ai vuante nga kanceri. Ai u bë deputet në Kuvendin e Republikës gjatë periudhës kohore 2018-2021; kur deputetët e subjekteve politikë Partia Demokratike e Shqipërisë dhe ish-Lëvizja Socialiste për Integrim dorëzuan mandatet e tyre. Z. Tahiri ishte i angazhuar për vite në jetën shoqërore të Krahinës së Gorë-Oparit dhe në Bashkinë e Maliqit. Ai drejtoi shoqatën “ Besëlidhja Gorare ”, ku punoi për ruajtjen e t
Agjencia Telegrafike Vox


TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA: BELINDA BALLUKU DO TË VAZHDOJË TË JETË DREJTUESE POLITIKE E QARKUT TË FIERIT; NUK KA KRYER KORRUPSION; NUK KA VJEDHUR; JEMI KUNDËR ARRESTIMIT TË SAJ.
Tiranë, Shqipëri | “ Belinda Balluku do të vazhdojë të jetë drejtuese politike e qarkut të Fierit ”. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, në mbledhjen e Grupit Parlamentar të subjektit politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë - drejtues i së cilës është ai vetë. Shumica politike nën drejtimin e tij deklaroi qëndrimin kundër arrestimit të deputetes Balluku; duke pretenduar se akuza penale e ngritur ndaj saj nuk është për korrupsion apo për
Agjencia Telegrafike Vox


MESAZH NGA DREJTUESI I PROKURORISË SË POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR KLODJAN BRAHO.
Tiranë, Shqipëri | Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) botoi një mesazh nga drejtuesi i saj, z. Klodjan Braho, lidhur me angazhimin e institucionit në luftën kundër krimit të organizuar. Në mesazhin e shpërndarë në llogarinë zyrtare të SPAK-ut, z. Braho tha se Prokuroria e Posaçme do të vijojë të veprojë me vendosmëri ndaj grupeve kriminale dhe çdo zyrtari publik që bashkëpunon me ta. “ Ne do të vijojmë të godasim me forcën e ligjit krimin
Agjencia Telegrafike Vox


AGJENTURA E KRIMIT ORDINER KA KRYER PUNIME TË JASHTËLIGJSHME NË SHTRATIN E LUMIT MAT TË CILAT RREZIKOJNË SHEMBJEN E KËMBËVE TË URËS | KËRKOHET QË QEVERIA TË NGRIHET NGA GJUMI!
Mat, Shqipëri | Agjentura e Krimit Ordiner ka kryer punime të jashtëligjshme në shtratin e lumit Mat, të cilat, kanë sjellë si pasojë të parë krijimin e kushteve për erozion dhe si pasojë të dytë rrezik për shembjen e këmbëve të urës. Nga sa më sipër, Qeveria (autoritetet përgjegjëse) lypet që që ushtrojë funksionet e saj për vendosjen përpara përgjegjësive penale dhe civile të subjekteve të përfshirë në krime mjedisore. Ura shërben për lidhjen e Milotit me Lezhën dhe Shkodrë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


