TIRANË | MINISTRI I PUNËVE TË BRENDSHME BESFORT LAMALLARI PRITI NË TAKIM NJË DELEGACION TË NIVELIT TË LARTË NGA REPUBLIKA E POLONISË TË KRYESUAR NGA NËNKOLONELI TOMAS KZIZ (LT. COL. TOMASZ CZYŻ).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Ministri i Punëve të Brendshme, i Republikës së Shqipërisë, Besfort Lamallari, priti në takim një delegacion të nivelit të lartë nga Republika e Polonisë, të kryesuar nga Nënkoloneli Tomas Kziz (Lt. Col. Tomasz Czyż).
Gjatë takimit Ministri Lamallari dhe Nënkoloneli Kzizi (Czyż) diskutuan për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencave civile.
“Shkëmbimi i eksperiencave dhe investimi në rritjen e kapaciteteve profesionale janë thelbësore për të ndërtuar struktura moderne dhe të gatshme për çdo sfidë”, tha ministri Lamallari në një postim në rrjetet sociale virtuale.
Ministri Lamallari tha se Shqipëria mbetet e vendosur të forcojë partneritetet strategjike që kontribuojnë drejtpërdrejt në sigurinë e qytetarëve dhe në avancimin e procesit për integrimin në Bashkimn Evropian.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments