TIRANË | MINISTRI PËR EVROPËN DHE PUNËT E JASHTME I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË FERIT HOXHA: PËRDORIMI I GJUHËS AMTARE NGA STUDENTËT NË MAQEDONINË E VERIUT ËSHTË E DREJTË THEMELORE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 6
- 1 min read
Tiranë, Shqipëri | “E kam ndjekur me vëmendjen më të madhe shqetësimin e shprehur dhe kërkesën e drejtë dhe legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit në gjuhën shqipe.
Kjo është një çështje që kërkon trajtim të matur dhe të përgjegjshëm, larg çdo përpjekjeje për politizim.
Ajo duhet adresuar me seriozitet institucional dhe në frymën e respektimit të të drejtave themelore.
Studentët meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre.
Kjo kërkon një përgjigje me të njëjtin standard përgjegjshmërie, përmes dialogut konstruktiv dhe zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e garantuara”, shkroi Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, i Republikës së Shqipërisë, Ferit Hoxha, në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), në lidhje me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët, kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments