TIRANË; KISHA E SHËN PALIT | KRYEPESHKOPI I KISHËS KATOLIKE ARJAN DOADAJ: BËHU TI NDRYSHIMI QË DO TË SHOHËSH NË SHQIPËRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 hours ago
- 1 min read

Katedralja e Shën Palit, Tiranë, Shqipëri | Në vigjilje të Pashkës katolike, Kryepeshkopi Arjan Dodaj, përcolli një mesazh për besimtarët dhe shqiptarët.
“Miq të dashur, Pashkët na çlirojnë pikërisht nga kjo logjikë.
Ashtu sikur Krishti nuk mbeti në varr por hapi një rrugë të re përtej vdekjes, edhe për ne nuk ka situata pa shpresë.
Drita e Zotit na fton të besojmë se ndryshimi është i mundur dhe fillon para së gjithash nga zemra e njeriut sot, nga zemra ime, nga zemra jote”, tha Imzot Dodaj.
“Dielli nuk lind vetëm për ta.
Shqipëria ka nevojë për burra dhe gra të ndershëm, që e duan këtë tokë dhe popullin e saj jo me fjalë, por me veprime konkrete.
Pasuritë e vendit janë për të gjithë, pasi Zoti na ka besuar një pasuri dhe përgjegjësi për të cilën do të japim llogari.
Jemi të thirrur të jemi administratorë, jo pronarë të vendit dhe pasurive të tij”, shtoi ai më tej.
Besimtarët do të marrin pjesë sonte në meshën e vigjiljes së Pashkës, që mbahet në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, nën drejtimin e tij.
Mesha nis sonte në orën 21:45 dhe pritet të përfundojë rreth orës 01:30 të mëngjesit të së dielës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments