top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | KRYEMINISTRI EDI RAMA NJOFTOI SE DO TË MBAHET “SAMITI I MËRGATËS”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama shfaqi një video mirëseardhjeje për Samitin e Mërgatës, ku spikasnin figurat më të shquara të kombit shqiptar që nga, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu), tek Ismail Qemali dhe Nëna Terezë.


Videoja nis me Gjon Buzukun, i konsideruar si hartuesi i librit të parë në gjuhën shqipe; videoja u krijua me Inteligjencë Artificiale.


Videomesazhi për Samitin e Mërgatës “Përmes Rrënjëve Lartësohemi, Të Bashkuar Forcohemi”, vijon me vëllezërit Frashëri, me Homerin shqiptar Gjergj Fishta, me Heroin tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotin (Skënderbeun), me Atin e pavarësisë, Ismal Qemali, me Nënën e Madhe Terezë, me kronikanin Marin Barleti, me arbëreshin Jeronim De Radën, me Beun Faik Konica, me ish-Kryepeshkopin Fan Noli, me rilindasin Naum Veqilharxhi, me inxhinierin Karl Gega, me studiuesin Eqrem Çabej, me sopranon pionere Marie Kraja, me piktorin famëmadh Ibrahim Kodra, me aktorin e përmasave hollivudiane Bekim Fehmiu, me piktorin kombëtar korçar Vangjush Mio, me shqiptaro-hebreun Aleksandër Moisiu, me Petro Marubin, Onufrin, Luigj Gurakuqin, Jan Kukuzelin, Ismail Kadarenë, Migjenin dhe mbyllet me kolosin dhe yllin nordik të çështjes kombëtare Mid’hat Frashëri.


Samiti i Katërt i Mërgatës do të zhvillohet nga data 13 deri më 15 prill (2026), në Tiranë.


Ky samit synon të forcojë lidhjet me shqiptarët në mbarë botën dhe të kthejë idetë në veprime konkrete për zhvillimin e vendit.


Samiti do të ofrojë një program të detajuar me panele tematikë ku pjesëmarrësit mund të zgjedhin fusha të ndryshme interesi, duke përfshirë ekonomi, kulturë, art dhe teknologji.


Pjesëmarrësit mund të plotësojnë formularin online për të rezervuar vendin e tyre dhe për të zgjedhur panelet që i frymëzojnë më shumë.


Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar bashkëpunimin me mërgatën dhe për të shfrytëzuar fuqinë e saj për zhvillimin ekonomik, kulturor dhe shoqëror të Shqipërisë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page