top of page
E BARDHË SHIRIT.png

TIRANË | POLICIA E SHTETIT BËN APEL PËR TË MOS RËNË VIKTIMA TË SMS-ve MASHTRUESE ME PAKETA POSTARE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 6
  • 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Policia e Shtetit njofton se Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike informon qytetarët për qarkullimin e mesazheve SMS mashtruese, të cilat, paraqiten në mënyrë të rreme si njoftime nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.


Këto mesazhe përmbajnë lidhje (linqe) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët, me qëllim, si:

1- Përvetësimin e të dhënave personale.

2- Vjedhjen e të dhënave bankare.

3- Qasjen (aksesin) e paautorizuar në llogaritë financiare.


Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se bëhet fjalë për tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.


Autoritetet policore apelojnë që:

1- Të mos klikohen lidhje të dërguara nga numra të panjohur.

2- Të mos jepen të dhëna personale apo bankare.

3- Të mos ndiqen udhëzime që kërkojnë veprime urgjente pa u verifikuar më parë.


Rekomandohet që qytetarët të fshijnë menjëherë mesazhe të tilla, të mos ndërveprojnë me përmbajtjen e tyre dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.


Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se mbetet e angazhuar për identifikimin dhe goditjen e këtyre skemave mashtruese, si dhe për garantimin e sigurisë digjitale të qytetarëve.

 

Për raportime qytetarët ftohen të kontaktojnë në:

Tel: +355 69 415 5552

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page