RRAJCË | ARTIZANET E KOSTUMEVE POPULLORE SHPRESA BALLSHKASHI DHE GËZIME RIRA APELUAN QË BREZI I RI TË TRASHËGOJË MJESHTËRINË E PRODHIMIT TË TYRE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Rrajcë, Përrenjas, Shqipëri | Veshjet popullore të Rrajcës, rrezikojnë zhdukjen, pasi të rinjtë nuk kanë interes për ta vazhduar traditën.
Znj. Shpresa Ballshkashi dhe znj. Gëzime Rira, janë 2 nga 5 gratë e zonës së Rrajcës në Prrenjas, që vazhdojnë zanatin e prodhimit të kostumeve tradicionale.
Prej dhjetëvjeçarësh ato punojnë me pasion edhe pse së bërja e një kostumi kërkon muaj të tërë punë.
“Do të paktën 10 ditë punë. Por ka shumë pjesë që kërkojnë kohën e vetë. 3 muaj ndoshta me të gjitha pjesët e kostumit.
Tani në fillim nuk është se kishte shumë kërkesë për këto. Por ka 6 vite dhe këtej që ka shumë kërkesë për kostumet rrajcare.
Janë të ikur fëmijët dhe nuk e dimë do e marrë ndonjëri apo jo. Thirrje u bëjmë me shumë dëshirë që ta marrin e ta trashëgojnë këtë gjë, sepse nuk është mirë që të humbë kjo traditë e jona”, tha znj. Ballshkashi.
“Kemi që prej 30 vitesh që punojmë me këto kostume. Na i kanë pëlqyer. Veshje shumë e bukur.
Puna e dorës vlerësohet shumë, sepse e duan me dorë lulen dhe jo me makinë.
Çdo çift e do kostumin popullor. Në Itali, në Gjermani, kudo që të jenë, vijnë e blejnë.
Po edhe mund të humbë, sepse kush do arrijë që t’i bëjë. S’e kanë me qejf të rejat. Sepse thonë ‘nuk merrem me këto’. Ato duan të vazhdojnë shkollën dhe punën”, tha znj. Rira.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


















Comments