top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
PERUJA DHE SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS RIVENDOSËN MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE.
Limë, Peru | Peruja dhe Meksika kanë njoftuar rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat u ndërprenë në muajin nëntor të vitit 2025 pas një mosmarrëveshjeje mbi dhënien e azilit politik nga qeveria e presidentes Klaudia (Claudia) Sheinbaum ish-kryeministres peruane Betsi Çavez (Betssy Chávez), e cila u dënua për komplot dhe pjesëmarrje në grushtin e shtetit të ish-presidentit Pedro Kastilo (Castillo) në vitin 2022. Një deklaratë e shkurtër e përbashkët u botua sot, duke
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ: SOCIALISTËT NË PUSHTET PËR 20 VJET NA LANË NJË ATDHE TË SHKATËRRUAR DHE NË PRAG TË VDEKJES.
La Paz, Bolivi | Presidenti Rodrigo Paz mbrojti qeverinë e tij konservatore, e cila në ekzistencën e saj nëntëmujore ka qenë shënjestër e protestave masive popullore, të udhëhequra kryesisht nga ish-presidenti i majtë Evo Morales. “Ata na lanë një atdhe të shkatërruar dhe në prag të vdekjes”. Kështu tha presidenti Paz gjatë fjalimit të tij të parë drejtuar kombit që nga marrja e detyrës, duke i dhënë fund dy dekadave të sundimit socialist. Duke folur nga qyteti i Sukres (Sucr
Agjencia Telegrafike Vox
ARGJENTINË | PROTESTË PËRPARA PARLAMENTIT KUNDËR LIGJIT TË SHITJES SË TOKËS TEK TË HUAJT.
Buenos Aires, Argjentinë | Të paktën dy punonjës të Policisë të plagosur dhe një i arrestuar shënuan demonstratën kundër ligjit për paprekshmërinë e pronës private përpara Parlamentit. Përleshjet filluan kur disa protestues rrëzuan një nga barrierat e sigurisë, duke bërë që policia të ndërhynte me gaz lotsjellës dhe topa uji. Protesta, e thirrur nga organizatat shoqërore, sindikatat, grupet kulturore dhe grupet e opozitës, vazhdoi pavarësisht se qeveria e presidentit Javier M
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | ISH-I BURGOSURI POLITIK JOSE BREIJO VDIQ; KUR DOLI NGA BURGU KONSTATOI SE SHTËPINË IA KISHTE ZAPTUAR NJË OFICER I SIGURIMIT TË SHTETIT.
Karakas, Venezuelë | “Qytetari uruguaiano-venezuelan dhe ish-i burgosuri politik Jose Breijo, vdiq në moshën 71 vjeç, ndërsa ishte nën arrest shtëpiak në Karakas”. Kështu raportoi gazetari dhe veprimtari Karlos (Carlos) Julio Rojas, i cili akuzoi autoritetet venezueliane se ia mohuan lirinë e plotë deri në frymën e fundit. Ai u arrestua në vitin 2023 për fotografimin e një flamuri me mbishkrime arabe në zyrën e një grupi të dyshuar islamist në Karakas. Sipas raportimeve të me
Agjencia Telegrafike Vox
KILI | PRESIDENTI JOSE ANTONIO KAST NJOFTOI KOMBIN SE KA NDËRMARRË MASA TË RËNDA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR.
Santiago, Kili | Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, presidenti Jose Antonio Kast njoftoi një paketë reformash për të luftuar krimin e organizuar, duke përmbushur një nga premtimet e tij kryesore të fushatës. “Anëtarësimi në bandat, në vetvete, do të jetë një krim i dënueshëm me dënime të rënda”, - tha presidenti Kast, duke përsëritur gjithashtu qëllimin e tij për të rritur kapacitetin efektiv për të deportuar emigrantët pa dokumente. Presidenti ultrakonservator sapo ka
Agjencia Telegrafike Vox
ARGJENTINË | QEVERIA ULTRALIBERALE E PRESIDENTIT JAVIER MILEI NUK ARRITI TË KALONTE NË PARLAMENT PROJEKTLIGJIN QË PARASHIKONTE SHITJEN E TOKËS TEK TË HUAJT.
Buenos Aries, Argjentinë | Qeveria ultraliberale e presidentit Javier Milei pësoi disfatë të rëndë në Parlament për shkak të një projektligji të diskutueshëm që synonte liberalizimin e shitjes së tokës argjentinase tek të huajt. Iniciativa ishte planifikuar për debat në Senat të enjten dhe ishte përfshirë në një paketë ligjesh mbi “Paprekshmërinë e Pronës Private”, por dega ekzekutive u detyrua ta anulonte atë, duke pranuar se nuk kishte mbledhur shumicën e nevojshme për të m
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | MINISTRI I MBROJTJES JOSE MUCIO MONTEIRO: NËSE SHBA-ës DO TË NA PUSHTONIN DO TË NA DUHEJ TË DORËZOHESHIM PA KUSHTE; NUK KEMI AS MJETE DHE AS BURIME PËR PËRBALLJE.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Ministri brazilian i Mbrojtjes, Jose Mucio Monteiro, tha se, në një pushtim hipotetik të ShBA-ës, Brazili duhet të hapë dyert e tij, pasi i mungojnë aftësitë ushtarake dhe burimet ekonomike për t'iu kundërvënë Uashingtonit. “Deklarata, u bë gjatë një eventi nga Konfederata Kombëtare e Industrisë (CNI) kushtuar dekarbonizimit të sektorit detar”, raportoi enti mediatik “Cnn Brasil”. Ministri Mucio përdori shembullin për të argumentuar
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | 27 ISH-GUERILAS TË FARK-ut AKUZOHEN PËR KRIME KUNDËR NJERËZIMIT.
Bogotë, Kolumbi | 27 ish-komandantë të FARK-ut janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë konfliktit të përgjakshëm të armatosur që e ka pllakosur vendin për dhjetravjeçarë të tërë. Në një deklaratë zyrtare të parashtruar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), Juridiksioni Special për Paqen (JEP), i krijuar pas një marrëveshjeje të vitit 2016 midis shtetit dhe FARK-ut, tashmë të shfuqizuar, njoftoi masën, duke përmendur, ndër krime të tjera, sulme,
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | PRESIDENTI NË LARGIM GUSTAVO PETRO: JEMI PRANË LUFTËS CIVILE.
Bogotë, Kolumbi | Presidenti në largim Gustavo Petro, është rikthyer në sulmin ndaj pasardhësit të tij, Abelardo de la Espriella, duke e quajtur atë president të zgjedhur të paligjshëm dhe duke pretenduar se me të në pushtet, vendi rrezikon luftë civile. “Ne përballemi me mashtrim dhe padyshim me një problem të thellë institucional, që përfshin instalimin e një presidenti të paligjshëm”, - tha presidenti Petro në një konferencë për shtyp, duke pretenduar se ka prova, megjithë
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ ZVOGËLON MINISTRITË E TIJ NGA 14 NË 12; REDUKTIMI I TRETË I PUSHTETIT EKZEKUTIV NË 9 MUAJ.
La Paz, Bolivi | Gati nëntë muaj pasi mori detyrën, presidenti Rodrigo Paz ka vendosur të ristrukturojë dhe zvogëlojë përsëri pushtetin ekzekutiv, duke ulur numrin e ministrive nga 14 në 12. Ministria e Planifikimit të Zhvillimit do të pushojë së funksionuari në mënyrë të pavarur, ndërsa Ministria e Turizmit (e mbetur pa drejtues që nga dorëheqja e z. Sinthia Janez (Cinthya Yanez) më 8 korrik) do të transformohet në Agjencinë e re Kombëtare për Turizmin, Folklorin dhe Gastron
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | KARAKASI DHE SANTO DOMINGO RANË DAKORD TË RIFILLOJNË MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE TË NGRIRA QË NGA VITI 2024.
Karakas, Venezuelë | Venezuela dhe Republika Dominikane kanë filluar një normalizim gradual të marrëdhënieve të tyre diplomatike, të cilat ishin ndërprerë që nga korriku i vitit 2024, kur Karakasi ndërpreu lidhjet me disa vende që nuk e njohën fitoren e diskutueshme të ish-presidentit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolas) Maduro në zgjedhjet presidenciale (i cili u kap nga ushtria amerikane më 3 janar 2026). “Pas dialogut të vazhdueshëm, të dy vendet kanë rënë d
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PARTIA E PUNTORËVE KËRKON QË PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA TË GAROJË PËR MANDATIN E KATËRT.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Partia e Punëtorëve (PT) e krahut të majtë njoftoi zyrtarisht në Shën Pal (São Paulo) kandidaturën e presidentit të tanishëm Luiz Inacio Lula da Silva për rizgjedhje në zgjedhjet presidenciale më 4 tetor. Presidenti Lula, me moshë 80 vjeç, po kërkon mandatin e tij të katërt. “Nëse fitoj këto (zgjedhje), do të jenë katër Kupa Bote. Nuk do të kem mundësinë të përpiqem për një të pestë”, - tha ai, duke bërë një krahasim me Kupën e Botë
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


