PERUJA DHE SHTETET E BASHKUARA TË MEKSIKËS RIVENDOSËN MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read
Limë, Peru | Peruja dhe Meksika kanë njoftuar rivendosjen e marrëdhënieve dypalëshe, të cilat u ndërprenë në muajin nëntor të vitit 2025 pas një mosmarrëveshjeje mbi dhënien e azilit politik nga qeveria e presidentes Klaudia (Claudia) Sheinbaum ish-kryeministres peruane Betsi Çavez (Betssy Chávez), e cila u dënua për komplot dhe pjesëmarrje në grushtin e shtetit të ish-presidentit Pedro Kastilo (Castillo) në vitin 2022.
Një deklaratë e shkurtër e përbashkët u botua sot, duke deklaruar se duke marrë parasysh lidhjet historike të vëllazërisë, miqësisë dhe bashkëpunimit që i bashkojnë, ato kanë rënë dakord të rifillojnë marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve.
“Qeveritë e Republikës së Perusë dhe Shteteve të Bashkuara të Meksikës riafirmojnë respektin e tyre për të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara”, u tha në deklaratë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments