KOLUMBI | PRESIDENTI NË LARGIM GUSTAVO PETRO: JEMI PRANË LUFTËS CIVILE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Bogotë, Kolumbi | Presidenti në largim Gustavo Petro, është rikthyer në sulmin ndaj pasardhësit të tij, Abelardo de la Espriella, duke e quajtur atë president të zgjedhur të paligjshëm dhe duke pretenduar se me të në pushtet, vendi rrezikon luftë civile.
“Ne përballemi me mashtrim dhe padyshim me një problem të thellë institucional, që përfshin instalimin e një presidenti të paligjshëm”, - tha presidenti Petro në një konferencë për shtyp, duke pretenduar se ka prova, megjithëse ende nuk i ka bërë publike.
Presidenti i zgjedhur De la Espriella, mbështetës i Presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump), fitoi ngushtë në balotazhin e 21 qershorit kundër kandidatit të caktuar nga Petro, Ivan Kepeda (Cepeda).
“Nuk mund ta normalizojmë faktin që ata që morën pjesë në demokraci dhe humbën po përgatiten të destabilizojnë vendin”, - tha presidenti i zgjedhur De la Espriella.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments