VENEZUELË | KARAKASI DHE SANTO DOMINGO RANË DAKORD TË RIFILLOJNË MARRËDHËNIET DIPLOMATIKE TË NGRIRA QË NGA VITI 2024.

Karakas, Venezuelë | Venezuela dhe Republika Dominikane kanë filluar një normalizim gradual të marrëdhënieve të tyre diplomatike, të cilat ishin ndërprerë që nga korriku i vitit 2024, kur Karakasi ndërpreu lidhjet me disa vende që nuk e njohën fitoren e diskutueshme të ish-presidentit çavisto-komunisto-narko-terrorist Nikolas (Nicolas) Maduro në zgjedhjet presidenciale (i cili u kap nga ushtria amerikane më 3 janar 2026).
“Pas dialogut të vazhdueshëm, të dy vendet kanë rënë dakord të fillojnë një proces të normalizimit gradual të marrëdhënieve të tyre diplomatike dhe konsullore, bazuar në një plan veprimi që do të zhvillohet bashkërisht”.
Kështu u tha në një deklarate nga Ministria e Punëve të Jashtme e Venezuelës.
“Ky vendim pasqyron interesin e përbashkët në forcimin e kanaleve institucionale të komunikimit, në dobi të qytetarëve të të dy vendeve dhe lidhjeve historike të miqësisë që bashkojnë Venezuelën dhe Republikën Dominikane”, u tha në deklaratë.
Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez riaktivizoi marrëdhëniet diplomatike (të cilat ishin ndërprerë për të njëjtat arsye) me Kilin dhe Perunë në muajin korrik.
Në muajin shkurt, Karakasi dhe Santo Domingo kishin rënë dakord të rivendosnin shërbimet konsullore dhe lidhjet ajrore.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments