top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KOLUMBI | 27 ISH-GUERILAS TË FARK-ut AKUZOHEN PËR KRIME KUNDËR NJERËZIMIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Bogotë, Kolumbi | 27 ish-komandantë të FARK-ut janë akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë konfliktit të përgjakshëm të armatosur që e ka pllakosur vendin për dhjetravjeçarë të tërë.


Në një deklaratë zyrtare të parashtruar në rrjetin shoqëror virtual Iks (X), Juridiksioni Special për Paqen (JEP), i krijuar pas një marrëveshjeje të vitit 2016 midis shtetit dhe FARK-ut, tashmë të shfuqizuar, njoftoi masën, duke përmendur, ndër krime të tjera, sulme, masakra, vrasje, zhdukje, zhvendosje, përdhunime dhe dhunë seksuale.


Midis atyre që janë thirrur për t'u paraqitur në këtë rast janë katër ish-komandantë të Forcave të Armatosura Revolucionare të Kolumbisë (FARK), përfshirë z. Rodrigo Londono, i njohur si Timoçenko, i cili nënshkroi marrëveshjen historike që i dha presidentit të atëhershëm Juan Manuel Santos Çmimin Nobel për Paqen.


JEP-i është kritikuar nga disa grupe politike, të cilat argumentojnë se dënimet e dhëna ish-guerilasve janë shumë të buta.


Gjatë fushatës së tij zgjedhore, presidenti i zgjedhur i krahut të djathtë Abelardo de la Espriella, i cili mundi qeverinë e krahut të majtë dhe do të marrë detyrën të premten, premtoi të shpërbëjë JEP-in, të cilin e quan një tribunal hakmarrjeje që jep dënime asimetrike.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page