ARGJENTINË | QEVERIA ULTRALIBERALE E PRESIDENTIT JAVIER MILEI NUK ARRITI TË KALONTE NË PARLAMENT PROJEKTLIGJIN QË PARASHIKONTE SHITJEN E TOKËS TEK TË HUAJT.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 52 minutes ago
- 2 min read
Buenos Aries, Argjentinë | Qeveria ultraliberale e presidentit Javier Milei pësoi disfatë të rëndë në Parlament për shkak të një projektligji të diskutueshëm që synonte liberalizimin e shitjes së tokës argjentinase tek të huajt.
Iniciativa ishte planifikuar për debat në Senat të enjten dhe ishte përfshirë në një paketë ligjesh mbi “Paprekshmërinë e Pronës Private”, por dega ekzekutive u detyrua ta anulonte atë, duke pranuar se nuk kishte mbledhur shumicën e nevojshme për të miratuar atë kapitull specifik dhe se miratimi i të gjithë paketës ishte në rrezik.
Amendamentet e ndryshme të propozuara nga dega ekzekutive gjatë negociatave me sektorët e moderuar të opozitës nuk patën sukses.
Kryetarja e shumicës në Dhomën e Lartë, Patrisia Bullriç (Patricia Bullrich), madje kishte propozuar zbatimin e një limiti të përgjithshëm prej 25% të tokës në pronësi të të huajve, por nuk pati sukses.
“Vendimi për të hequr kapitullin u miratua unanimisht nga anëtarët e koalicionit me qëllim vazhdimin e punës mbi këtë kapitull dhe arritjen e një konsensusi më të madh.
Kjo nuk nënkupton eliminimin e tij nga projektligji, por përkundrazi pasqyron vullnetin politik për të vazhduar punën mbi tekstin dhe për ta pasuruar atë me kontribute të reja”.
Kështu tha kryetarja Bullriç (Bullrich), duke pohuar dorëzimin e qeverisë.
Iniciativa e ekzekutivit u prit gjithashtu me një protestë të fortë, të thirrur nga organizatat mjedisore, sindikatat dhe lëvizjet shoqërore që denoncojnë një plan të hamendësuar qeveritar për të lehtësuar shitjen masive të tokës te korporatat e mëdha ndërkombëtare dhe manjatët e të ashtuquajturës oligarki dixhitale, me implikime serioze për sovranitetin kombëtar.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




