top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.
URUGUAI | SAMITI I SË MAJTËS SË AMERIKËS LATINE PARALAJMËROI PËR NDËRHYRJE RAJONALE TË SHBA-ës DUKE BËRË THIRRJE PËR UNITET DHE INTEGRIM.
Montevideo, Uruguai | Interesi i ripërtërirë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të gjithë rajonin e Amerikës Latine, së bashku me riafirmimin e Doktrinës Monro (Monroe) nga administrata e presidentit Danlld Tramp (Donald Trump), e cila synon të pohojë hegjemoninë e Uashingtonit në Hemisferën Perëndimore, ishte pika kryesore e diskutimit në Kongresin Pan-Amerikan të Udhëheqësve të Majtë, i cili u mbajt në Montevideo. Në samit morën pjesë disa nga udhëheqësit më të shquar t
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | PRESIDENTI ABELARDO DE LA ESPRIELLA: OPERACIONE KUNDËR IMIGRACIONIT TË PARREGULLT; DËBIMET E PARA TË KRYHEN KËTË JAVË.
Bogotë, Kolumbi | Presidenti Abelardo De la Espriella ka urdhëruar operacione të koordinuara me forcat policore për të identifikuar dhe dëbuar emigrantët e paligjshëm në vend. Direktiva, e njoftuar pas një takimi të këshillit të sigurisë në Barankilja (Barranquilla), kërkon që dëbimet e para të kryhen këtë javë. Qeveria u ka dhënë përparësi të huajve pa status të rregullt emigracioni që kryejnë krime, duke specifikuar se masat do të prekin qytetarët e të gjitha kombësive. Pre
Agjencia Telegrafike Vox
ARGJENTINË | MINISTRIA E MBROJTJES: BLEMË 235 AUTOMJETEVE TË BLINDUARA NGA SHBA-ës.
Buenos Aires, Argjentinë | “Argjentina pohoi blerjen e 235 automjeteve të blinduara nga Shtetet e Bashkuara për ushtrinë e saj”. Kështu njoftoi ministria e Mbrojtjes, e cila nuk specifikoi koston e blerjes dhe përmendi vetëm se transaksioni u krye nën kushte veçanërisht të favorshme ekonomike. Deklarata thekson gjithashtu se transaksioni përfaqëson një arritje të mëtejshme të marrëdhënies së shkëlqyer midis Argjentinës dhe Shteteve të Bashkuara, të forcuar nga aleanca strateg
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: 830 MILIONË € PËR NJË SUPERKOMPJUTER KOMBËTAR.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva ka njoftuar një ndarje fondesh prej afërsisht 830 milionë eurosh (2.3 miliardë BRL) për të forcuar kapacitetin teknologjik të vendit, duke u përqendruar në blerjen e një superkompjuteri me kosto afërsisht 360 milionë euro (1 miliard BRL). Pajisjet pritet të jenë funksionale deri në vitin 2027. Projekti është pjesë e Planit Brazilian të Inteligjencës Artificiale dhe synon t'u mundësojë universitet
Agjencia Telegrafike Vox
KILI | PRESIDENTI JOSE ANTONIO KAST PARAQITI REFORMËN KUSHTETUESE MBI SIGURINË PUBLIKE; SIGURIA PUBLIKE DO TË KONSIDEROHET DETYRË E SHTETIT.
Santiago, Kili | Qeveria kiliane i ka paraqitur Senatit reformën kushtetuese mbi sigurinë publike të promovuar nga presidenti Jose Antonio Kast, sipas një procedure emergjente. Projektligji përfshin sigurinë publike midis detyrave të shtetit dhe prezanton një gjendje të re të jashtëzakonshme për të trajtuar kërcënimet serioze ndaj rendit të brendshëm. Reforma është pjesë e Axhendës Kundër Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit (ACOT). Regjimi i ri mund të shpallet në rast të nj
Agjencia Telegrafike Vox
KOLUMBI | PRESIDENTI ABELARDO DE LA ESPRIELLA: NEVOJITEN 9.5 MILIARDË € PËR TË RINDËRTUAR VENDIN PAS TËRMETIT 7.4 BALLË.
Bogotë, Kolumbi | Presidenti Abelardo de la Espriella ka vlerësuar fondet e nevojshme për rindërtim pas tërmetit 7.4 ballë që goditi vendin më 10 gusht në afërsisht 9.5 miliardë dollarë ($), duke njoftuar një gjendje të jashtëzakonshme ekonomike dhe krijimin e një Fondi Mrekullie për të financuar përpjekjet e rindërtimit. Në deklaratën e tij të parë zyrtare drejtuar kombit që nga fillimi i krizës, presidenti Abelardo de la Espriella dha një vlerësim paraprak të katastrofës, e
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: NAFTA BRAZILIANE MUND TË FURNIZOJË BOTËN NËSE MBYLLET NGUSHTICA E HORMUZIT.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva tha se zbulimi i fundit i naftës në zonën Ekuatoriale Margin, në grykëderdhjen e lumit Amazon, mund të ndihmojë në furnizimin e tregut botëror nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur për shkak të konfliktit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Ai e tha këtë gjatë një vizite në një anije shtetërore Petrobras, e cila merrej me aktivitete eksplorimi në brigjet e shtetit Amapa. “Nës
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | KORPORTA SHUMËKOMBËSHE BRAZILIANE E KONTROLLUAR NGA SHTETI (PETROBRAS) POHOI ZBULIMIN E NAFTËS NË GRYKËDERDHJEN E LUMIT AMAZON NË NJË THELLËSI PREJ 2886 METRASH.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Korporata shumëkombëshe braziliane e kontrolluar nga shteti Petrobras (Petróleo Brasileiro SA) pohoi zbulimin e naftës në pusin Morpho, në pellgun Foz do Amazonas, grykëderdhja e lumit Amazon, një nga pesë zonat e të ashtuquajturit Margjina Ekuatoriale Braziliane. Pusi, i shpuar në ujëra ultra të thella, ndodhet afërsisht 175 kilometra larg bregdetit të shtetit të Amapas, në një thellësi prej 2886 metrash. Petrobras është operatori
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ: PLAN KUNDËR NARKOTIKËVE NË KUFI ME REPUBLIKËN FEDERATIVE TË BRAZILIT.
La Paz, Bolivi | Bolivia ka nisur një plan sigurie në Guaiaramerin, një qytet në kufi me Brazilin, që synon të kundërshtojë zgjerimin e grupeve të huaja kriminale në territorin e saj, veçanërisht ato të lidhura me narkoterrorizmin nga vendi fqinj. Në javët e fundit, zona ka parë një rritje të dhunës, me dhjetë vrasje që i atribuohen Komandës së Kuqe (Comando Vermelho) dhe Komandës së Parë të Kryeqytetit (Primeiro Comando da Capital), dy organizatave kryesore të Brazilit, të c
Agjencia Telegrafike Vox
BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ: KËRKOJ FALJE PËR MUNGESËN E KARBURANTIT NË TREG; JAM I ZËNË ME LUFTËN KUNDËR MAFIES.
La Paz, Bolivi | Presidenti Rodrigo Paz, ka kërkuar falje për dështimin në zgjidhjen e krizës së karburantit që vazhdon të shkaktojë radhë të gjata në stacionet e benzinës. “Disa gjëra nuk po shkojnë aq shpejt sa do të donim”, tha presidenti Paz, duke siguruar se qeveria po punon për të rregulluar furnizimet. Ai denoncoi praninë e grupeve kriminale dhe mafive që, tha ai, po lufton qeveria, pa specifikuar se kujt i referohej ose si funksionojnë ato. Kompania shtetërore e naftë
Agjencia Telegrafike Vox
VENEZUELË | QEVERIA E PRESIDENTES SË PËRKOHSHËME DELSI (DELCY) RODRIGUEZ DHA TRE LICENCA GAZI PËR KOMPANITË E HUAJA.
Karakas, Venezuelë | Qeveria u ka dhënë licenca tre kompanive të huaja për eksplorimin dhe prodhimin e gazit natyror. Gjigandi britanik i naftës BP, së bashku me XRG-në e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe UCC-në e Katarit, do të bashkëpunojnë në veçanti në zhvillimin e fazës 2 të fushës Loran, e cila ka mbetur e papërdorur për më shumë se 20 vjet. Në muajin qershor, qeveria e presidentes së përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez i kishte dhënë tashmë kompanisë shumëkombëshe britan
Agjencia Telegrafike Vox
REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: NGA FIDEL KASTRO MËSOVA TË MARR DHE TË MBAJ PUSHTETIN TRE MANDATE POR EDHE TË KËRKOJ MANDATIN E KATËRT.
Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva kujtoi motivimin dhe mençurinë që Fidel Kastro përfaqësoi në jetën e tij politike në një mesazh drejtuar tubimit ndërkombëtar në Havanë që shënon 100-vjetorin e lindjes së ish-diktatorit të kuq kuban. “Nëse sot po e udhëheq presidencën e Brazilit për herë të tretë, kjo është falë inkurajimit dhe mençurisë së Fidel Kastros”. Kështu kumtoi presidenti Lula në letrën e lexuar nga intelektuali dhe teo
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page


