KILI | PRESIDENTI JOSE ANTONIO KAST NJOFTOI KOMBIN SE KA NDËRMARRË MASA TË RËNDA KUNDËR KRIMIT TË ORGANIZUAR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Santiago, Kili | Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, presidenti Jose Antonio Kast njoftoi një paketë reformash për të luftuar krimin e organizuar, duke përmbushur një nga premtimet e tij kryesore të fushatës.
“Anëtarësimi në bandat, në vetvete, do të jetë një krim i dënueshëm me dënime të rënda”, - tha presidenti Kast, duke përsëritur gjithashtu qëllimin e tij për të rritur kapacitetin efektiv për të deportuar emigrantët pa dokumente.
Presidenti ultrakonservator sapo ka kaluar një fitore të madhe në Parlament.
Pas tre muajsh debati, Senati miratoi, me 27 vota pro dhe 22 kundër, nenin e fundit të Ligjit të tij Kombëtar të Rindërtimit, i cili, ndër dispozita të tjera, ul taksat për korporatat e mëdha për të stimuluar rimëkëmbjen ekonomike.
“Kili po fillon të rritet përsëri, duke rihapur dyert e tij për investime, sipërmarrje dhe progress”, - tha ministri i Financave Jorge Kuiroz (Quiroz), autori i ligjit.
Opozita denoncoi se Kili po bëhet një vend edhe më i pabarabartë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments