top of page
E BARDHË SHIRIT.png

BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ: SOCIALISTËT NË PUSHTET PËR 20 VJET NA LANË NJË ATDHE TË SHKATËRRUAR DHE NË PRAG TË VDEKJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

La Paz, Bolivi | Presidenti Rodrigo Paz mbrojti qeverinë e tij konservatore, e cila në ekzistencën e saj nëntëmujore ka qenë shënjestër e protestave masive popullore, të udhëhequra kryesisht nga ish-presidenti i majtë Evo Morales.


Ata na lanë një atdhe të shkatërruar dhe në prag të vdekjes”.


Kështu tha presidenti Paz gjatë fjalimit të tij të parë drejtuar kombit që nga marrja e detyrës, duke i dhënë fund dy dekadave të sundimit socialist.


Duke folur nga qyteti i Sukres (Sucre) në Ditën e Pavarësisë, presidenti Paz mbrojti politikat e tij ekonomike jopopullore, por të nevojshme.


Vendimi i tij për të shfuqizuar subvencionet e karburantit, në fuqi për dekada të tëra dhe të cilat kishin shterruar rezervat ndërkombëtare të dollarit, shkaktoi dyfishimin e çmimeve, duke shkaktuar javë të tëra bllokimesh dhe duke e ulur popullsinë në gjunjë për shkak të mungesave të mëdha të ushqimit dhe ilaçeve.


Presidenti Paz arriti t’i shuajë demonstratat disamujore, të cilat fillimisht kërkonin dorëheqjen e tij, duke shpallur gjendje të jashtëzakonshme në mujain qershor dhe duke vendosur ushtrinë për të parandaluar grumbullime të mëtejshme.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page