BOLIVI | PRESIDENTI RODRIGO PAZ ZVOGËLON MINISTRITË E TIJ NGA 14 NË 12; REDUKTIMI I TRETË I PUSHTETIT EKZEKUTIV NË 9 MUAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 47 minutes ago
- 1 min read
La Paz, Bolivi | Gati nëntë muaj pasi mori detyrën, presidenti Rodrigo Paz ka vendosur të ristrukturojë dhe zvogëlojë përsëri pushtetin ekzekutiv, duke ulur numrin e ministrive nga 14 në 12.
Ministria e Planifikimit të Zhvillimit do të pushojë së funksionuari në mënyrë të pavarur, ndërsa Ministria e Turizmit (e mbetur pa drejtues që nga dorëheqja e z. Sinthia Janez (Cinthya Yanez) më 8 korrik) do të transformohet në Agjencinë e re Kombëtare për Turizmin, Folklorin dhe Gastronominë.
Ministria e Planifikimit të Zhvillimit do të transferohet, për disa funksione të nevojshme, në ministri të tjera.
Kjo është hera e tretë që presidenti Rodriguez ka riorganizuar qeverinë e tij.
E para ndodhi pas përurimit të tij, kur ai bashkoi ministrinë e Mjedisit dhe Burimeve Ujore dhe ministrinë e Zhvillimit Rural dhe Tokës me ministri të tjera.
Disa ditë më vonë, ministria e Drejtësisë u shfuqizua, përgjegjësitë e së cilës iu kaluan Ministrisë së Presidencës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)




Comments