top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PARTIA E PUNTORËVE KËRKON QË PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA TË GAROJË PËR MANDATIN E KATËRT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 1 day ago
  • 1 min read

Brasilia, Republika Federative e Brazilit | Partia e Punëtorëve (PT) e krahut të majtë njoftoi zyrtarisht në Shën Pal (São Paulo) kandidaturën e presidentit të tanishëm Luiz Inacio Lula da Silva për rizgjedhje në zgjedhjet presidenciale më 4 tetor.


Presidenti Lula, me moshë 80 vjeç, po kërkon mandatin e tij të katërt.


Nëse fitoj këto (zgjedhje), do të jenë katër Kupa Bote.


Nuk do të kem mundësinë të përpiqem për një të pestë”, - tha ai, duke bërë një krahasim me Kupën e Botës, të cilën Brazili e ka fituar pesë herë deri më tani.


Kam vendosur që, pasi ia kam dorëzuar Brazilin popullit brazilian pa asnjë problem, do të shkojmë me pushime për të kaluar edhe 20 vjet së bashku”, deklaroi më pas Lula, duke iu drejtuar gruas së tij Janja, e cila ishte e pranishme me të në skenë në konventën e PT-së.


Pasi shërbeu dy mandate radhazi në 2002 dhe 2006, ai mundi ngushtë ish-presidentin Jair Bolsonaro në zgjedhjet e vitit 2022 dhe tani synon të qëndrojë në detyrë për katër vjet të tjera.


Ai kandidoi për poste në vitet 1989, 1994 dhe 1998, por u mund.


Në zgjedhjet e këtij viti, ai do të ripropozojë kandidaturën e nënpresidentit aktual, Geraldo Alkin (Alckmin), si zëvendës të tij.


Ai ka studiuar në ish-Shkollën e Partisë së Punës, në Tiranë, gjatë regjimit titisto-stalinisto-mao cedunist.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page