top of page

Burimi yt i informacionit | www.007vox.com | Ne të njohim me botën
🕕 🇦🇱🌍📚 📖📄 ✍🕵️📡⚡️📢 🎖
At Gjergj Fishta: “Për me shkrue zotni, n’gazeta, duhet shkruesi t’jet ma parë, njeri i ndershëm e atdhetar, e mandej të këtë dije, e kërkujtë mos ti ketë kenë afije”.


ARGJENTINË | QEVERIA E PRESIDENTIT JAVIER MILEI DO TË NDRYSHOJË KODIN PENAL; PËRGJEGJËSIA PENALE FILLON NGA MOSHA 13 VJEÇ.
Buenos Aires, Argjentinë | Qeveria argjentinase ka rikthyer projektligjin për Kodin Penal për të Mitur, duke rikthyer moshën minimale të përgjegjësisë penale në 13 vjeç; në ndryshim nga legjislacioni aktual, i cili, e përcakton moshën në 16 vjeç. Projektligji do të shqyrtohet shpejt nga Dhoma e Deputetëve, në pritje të formimit të komisioneve të mbetura (Drejtësia dhe Familja, dhe Rinia dhe Fëmijëria), të cilat, administrata e Presidentit ultra-liberal Javier Milei synon t'i
Agjencia Telegrafike Vox


VENEZUELË | VOTIMI PARLAMENTAR PËR PROJEKTLIGJIN E AMNISTISË PËR TË BURGOSURIT POLITIKË U SHTY; ÇAVISTO-KOMUNISTËT NUK E KANË ME QEF TË NXJERRIN NGA BURGJET KUNDËRSHTARËT POLITIKË.
Karakas, Venezuelë | Parlamenti i Venezuelës ka shtyrë për të enjten seancën e planifikuar për votimin përfundimtar mbi ligjin e amnistisë për të burgosurit politikë, i planifikuar për nesër. Kështu njoftoi Sekretari i Parlamentit, duke specifikuar se ende nuk është pohuar nëse masa do të përfshihet në rend të ditës. Propozimi, i quajtur “ Ligji i Amnistisë për Bashkëjetesë Demokratike ”, u promovua nga Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez dhe parashikon amnisti p
Agjencia Telegrafike Vox


VENEZUELË | TË AFËRMIT E TË BURGOSURVE POLITIKË PROTESTUAN PËRPARA BURGUT HELIKOIDE DUKE I KËRKUAR REGJIMIT ÇAVISTO-KOMUNIST LIRIMIN E TYRE.
Karakas, Venezuelë | “ Dhjetëra të afërm dhe miq të udhëheqësve të opozitës venezueliane, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe të tjerëve të ndaluar për aktivitetet e tyre politike protestuan jashtë burgut Helikoide (Helicoide) në Karakas për të kërkuar lirimin e tyre të menjëhershëm ”. Kështu raportoi agjencia amerikane e lajmeve “ AP ”. Demonstrata vjen mes presionit në rritje mbi qeverinë e Presidentes së përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez për të liruar të gjithë të nd
Agjencia Telegrafike Vox


KUBË | PARTIA KOMUNISTE SHËNOI SUKSESET E RADHËS NË QEVERISJE; NËPËR SPITALE U PEZULLUAN OPERACIONET MJEKËSORE; HOTELET TURISTIKE PO MBYLLEN; TRANSPORTI PUBLIK U NDËRPRE.
Havanë, Kubë | Situata ekonomike dhe sociale në Kubë po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. Spitalet në të gjithë vendin kanë pezulluar operacionet, ndërsa mbyllja e hoteleve turistike, ndërprerjet e transportit dhe energjisë elektrike kanë shkaktuar një krizë të paparë energjitike. Në qendrat shëndetësore, stafi mjekësor i intervistuar nga agjencia e pavarur vendore e lajmeve “ 14ymedio ” tha se qetësuesit e dhimbjeve, ilaçet kundër hipertensionit, antibiotikët, lëngjet intra
Agjencia Telegrafike Vox


VENEZUELË | PRESIDENTI ÇAVISTO-KOMUNIST I ASAMBLESË KOMBËTARE JORGE RODRIGUEZ PREMTOI LIRIMIN E TË BURGOSURVE POLITIKË SA MË SHPEJT TË JETË E MUNDUR.
Karakas, Venezuelë | Presidenti i Parlamentit të Venezuelës, Jorge Rodriguez, vizitoi tubimin e mbajtur për 29 ditë nga të afërmit e të burgosurve politikë përpara “ Zonës 7 ”, të Policisë Kombëtare Bolivariane (PNB) në lagjen Boleita, të Karakasit. Pas një takimi me të afërmit e të burgosurve, Presidenti çavisto-komunist Rodriguez siguroi se lirimet do të ndodhin së shpejti. “ Midis të martës së ardhshme dhe më së voni të premtes, të gjithë do të jenë të lirë ”, tha ai (Sipa
Agjencia Telegrafike Vox


VENEZUELË | U BOTUA TEKSI I PLOTË I PROJETLIGJIT TË AMNISTISË I CILI I SHTRIN EFEKTET JURIDIKE DUKE FILLUAR NGA VITI 2002.
Karakas, Venezuelë | Parlamenti i Venezuelës botoi tekstin e plotë të projektligjit për amnisti, një hap që Presidentja e përkohshme Delsi (Delcy) Rodriguez e ka quajtur thelbësor për një pajtim kombëtar të mundshëm, ndërsa Uashingtoni vazhdon të shtyjë për lirimin e plotë të të burgosurve politikë. Krahasuar me draftin e qarkulluar dje gjatë votimit të parë parlamentar, versioni i ri e kufizon fushëveprimin e projektligjit në dhjetë incidente gjatë 25 viteve të fundit, nga p
Agjencia Telegrafike Vox


PARAGUAI DHE SHBA-ës ARRITËN MARRËVESHJE MBI MINERALET KRITIKE.
Asuncion, Paraguaji | Paraguai i është bashkuar iniciativës së udhëhequr nga ShBA-ës për të forcuar zinxhirin e furnizimit me minerale kritike, të cilat, konsiderohen strategjike për teknologjitë e pastra dhe tranzicionin energjetik. Marrëveshja u formalizua në Uashington me nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi gjatë Takimit Ministror mbi Mineralet Kritike, ku mori pjesë Ministri i Jashtëm i Paraguait, Ruben Ramirez. Marrëveshja u raportua nga mediat kryesore paraguaiane
Agjencia Telegrafike Vox


KUBË | PARTIA KOMUNISTE: DËRGIMI I NDIHMËS HUMANITARE NGA SHBA-ës ËSHTË HIPOKRIZI (POR NDIHMËN NUK E KTHEJMË MBRAPSHT).
Havanë, Kubë | Zv/Ministri i Jashtëm kubanez, Karlos Fernandez de Kosio (Carlos Fernández de Cossío), e quajti njoftimin e qeverisë amerikane për ndihmë humanitare hipokrizi. Kuba po përballet me mungesa të energjisë elektrike për shkak të presionit të Uashingtonit mbi dërgesat e naftës. “ Është mjaft hipokrite të zbatosh masa shtrënguese drakoniane që u mohojnë kushtet themelore ekonomike miliona njerëzve dhe më pas të shpallësh supë dhe ushqim të konservuar për disa prej ty
Agjencia Telegrafike Vox


REPUBLIKA FEDERATIVE E BRAZILIT | PRESIDENTI LUIZ INACIO LULA DA SILVA: PËR VENEZUELËN ËSHTË PRIORITET DEMOKRACIA JO KTHIMI I ISH-PRESIDENTIT NIKOLAS (NICOLÁS) MADURO.
Brasilia, Brazil | Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva ka deklaruar se prioritetet e Venezuelës janë rimëkëmbja ekonomike dhe forcimi i demokracisë, jo kthimi i ish-Presidentit Nikolas (Nicolás) Maduro, i cili, ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga 3 janari pasi u kap nga forcat e posaçme amerikane i akuzuar për narko-terrorizëm. Në një intervistë me portalin “ UOL ”, Presidenti Lula deklaroi se shqetësimi i tij kryesor nuk është të bëjë diçka për rikth
Agjencia Telegrafike Vox


ARGJENTINË | PRESIDENTI JAVIER MILEI TRANSFEROI SHPATËN E HEROIT TË PAVARËSISË JOZE SHËN MARTINI (JOSÉ DE SAN MARTÍN) NGA MUZEU HISTORIK KOMBËTAR NË NJË REGJIMENT USHTARAK.
Buenos Aires, Argjentinë | Polemika lindën në Argjentinë mbi vendimin e Presidentit Javier Milei për të transferuar një relike të rëndësishme të heroit të Pavarësisë (1816) Joze Shën Martini (José de San Martín) - 1778-1850. Në një dekret, Presidenti ultra-liberal Milei urdhëroi që shpata e lakuar e “ Çlirimtarit ” të hiqej nga Muzeu Historik Kombëtar i Buenos Airesit (të cilit, iu dhurua në vitin 1897) dhe të vihej në kujdestarinë e një regjimenti ushtarak. Në protestë kundë
Agjencia Telegrafike Vox


ARGJENTINË | QEVERIA E PRESIDENTIT JAVIER MILEI HAPI ZYRËN E SAJ KUNDËR DEZINFORMIMIT PËR TË DEMASKUAR OPERACIONET DEZINFOMUESE MEDIATIKE DHE POLITIKE.
Buenos Aries, Argjentinë | Qeveria ultraliberale e Presidentit Javier Milei njoftoi sot krijimin e një zyre qeveritare me kohë të plotë për të luftuar dezinformimin (në lidhje - sipas saj - me operacionet e përhapura nga media dhe opozita argjentinase). “ Zyra e Përgjigjes Zyrtare e Republikës Argjentinase u krijua për të demaskuar në mënyrë aktive gënjeshtrat, për të raportuar gënjeshtra konkrete dhe për të ekspozuar operacionet e medias dhe elitës politike ”. Kështu thuhet
Agjencia Telegrafike Vox


VENEZUELË | MINISTRI I BRENDSHËM DIOSDADO KABELO (CABELLO); DUHET TË BASHKOHEMI URGJENTISHT NË TË KUNDËRT AMERIKANËT DO TË NA I HANË KOKAT NJË E NGA NJË.
Karakas, Venezuelë | “ Për sa kohë që na shohin të bashkuar, do të mendohen dy herë, por nëse na shohin të ndarë, njëri në njërën anë dhe tjetri në anën tjetër, do të na hanë një nga një dhe nuk do të mbetet askush ”. Kështu tha Ministri i Brendshëm Diosdado Kabelo (Cabello); në një deklaratë gjatë festimeve për 34-vjetorin e grushtit të shtetit të dështuar të 4 shkurtit 1992; i transmetuar nga kanali shtetëror “ Venezolana de Televisión ” (VTV). Çavizmi e quan ngjarjen rebel
Agjencia Telegrafike Vox
bottom of page
___.png)

