KOLUMBI | SKANDALI MBI NGACMIMIN SEKSUAL NË GAZETARI PO PËRHAPET; AVOKATI I POPULLIT IRIS MARIN (MARÍN) FOLI PËR PROBLEM STRUKTUROR TË SHOQËRISË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 25
- 1 min read

Bogotë, Kolumbi | Zyra e prokurorit të Kolumbisë ka hapur një hetim penal paraprak për ngacmim seksual të dyshuar në sektorin e medias, që rrjedh nga akuzat që dolën brenda rrjetit televiziv “Caracol”.
Hetimi aktualisht ka të bëjë me dy figura të shquara në programin e lajmeve, të cilët, u larguan nga stacioni pas ankesave.
Rasti pati shpejt një efekt domino;pas raportimeve fillestare, dhjetëra gazetare femra filluan të ndanin përvoja të ngjashme, duke përshkruar praktika të përhapura dhe një mjedis të shënuar nga abuzimi dhe heshtja.
Dëshmitë u përhapën gjithashtu në mediat sociale, ku përmbajtja mblodhi miliona shikime, duke rindezur debatin mbi vështirësitë e raportimit, mes frikës së hakmarrjes dhe mungesës së besimit në sistemin e drejtësisë.
Akuza shpejt përfshiu sfera të tjera institucionale, duke rihapur raste që kishin qenë të diskutueshme për vite me radhë dhe duke nxjerrë në dritë incidente të ngjashme në sistemin e drejtësisë dhe sport, duke përforcuar nocionin e një fenomeni të përhapur.
Avokati i Popullit, Iris Marin (Marín), foli hapur për një problem strukturor, duke theksuar se ngacmimi prek median, institucionet, universitetet dhe jetën e përditshme.
Sipas saj, një nga pengesat kryesore është çekuilibri i pushtetit midis viktimave dhe agresorëve, i cili, nxit heshtjen dhe pandëshkueshmërinë.
Zyra e Prokurorit ia ka caktuar rastet njësive të specializuara, ndërsa presioni për një përgjigje më efektive institucionale po rritet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)







Comments